Pse asnjë udhëheqës i së majtës evropiane nuk di të buzëqeshë (nuk kanë asgjë për të qeshur)

Nga Alessandro Giuli (Il Foglio)

Një pamje e çuditshme qesharake ka bërë xhiron e botës, duke ngritur momentin e së vërtetës mbi foton e fundit  klandestine të François Hollande, e cila u ndalua menjëherë nga protagonistët, të pakënaqur me efektin vizual që ajo bëri në publik. Në këtë foto, presidenti francez, shfaqet me sy të gjerë, shoqëruar me një buzëqeshje xhelatinoze, që me sa duket ishte thuajse si të kishte përjetuar diçka të ngjashme me një orgazmë ekstreme mashkullore apo relaksim që pason një urinim triumfues shumë të gjatë të mbajtur me zor, një mendim i shkurtër pafajësije në buzët e një çmenduri. Një komunikim dizastër, por ndoshta flet më shumë se aq.  Duhet të shkojmë më tej, duke parë të majtën evropiane që fiton, sepse ata nuk e dinë aq të buzëqeshin ose shfaqin një buzëqeshje të shtrembëruar me anë të zhgënjimeve të tyre. Si është e mundur që udhëheqësit evropianë kanë humbur fuqinë për të na dhuruar një buzëqeshje të mirë? Kjo ndodh vetëm me të majtët apo edhe të djathtët?
Mund të sjellim dëshmi të kundërta, por është e vështirë për të gjetur një model të mirë tek e majta, të paktën që nga koha e Tony Blair (ai ishte jashtëzakonisht joshës dhe spontan, pothuajse si Barack Obama , që nuk është evropian). Edhe laburisti Ed Miliband, për shembull, ka diçka sterile në buzët dhe sytë e errët armiqësorë. Rivali i tij konservatori, David Cameron, tregon një shkallë të lartë të vetëdijes pafundësisht më të lirë dhe ende shpreh freskinë e djalit të qeshur e të kënaqur, djalit që është rritur djalë i mirë. Në Spanjë të bën përshtypje buzëqeshja keqardhëse foshnjore e Zapateros, dhe sigurisht edhe popullori Mariano Rajoy nuk shkon përtej kufijve nën vështrimin e pendesës. Në Greqi, të them të vërtetën, nuk shoh asnjë të buzëqeshë më për vite me radhë. Në veri të Evropës është e vështirë të deshifroj kuptimin e gdhendur në maska aq të akullta të fytyrës, dhe pamja indiferente nuk më le për të lexuar linjat e shprehjes e për të formuar një opinion. Gjermania është e ndryshme, por këtu e majta vuan distancën, pa urë, që ndan buzëqeshjen e vjetër faustiane të Gerhard Schröder nga grimasat e profesorit Peer Steinbrück. Në Berlin definitivisht fiton zemërmirësia e rëndë prej nëne e Angela Merkel. Dhe në Itali? Pas kirurgjisë së pastër plastike, nuk ka më asnjë ndodhi: para se të shpronësohej nga gjykatat, Silvio Berluskoni mbajti rekordin kombëtar për buzëqeshjen më bindëse, dhe jo vetëm politike. Provincialist, gaskon, i sigurt, ironik dhe paksa i dënuar (gjithmonë aty), do të merrte gjithmonë pamjen e një dijetari punk si Jean Genet. Asgjë s’të bën të shohësh atë gjendje të palëvizshme në qendrën e moderuar dhe ata që nuk shikohen dot nga e djathta. Në të majtë,  shfaqet pamja ekspresioniste levantine e Massimo D’Alemës, si dhe pamja e rraskapitur nga trishtimi i Pier Luigi Bersanit (madje edhe kur ai qesh gjithmonë duket sikur ka pamjen depresive të një figure të dalë nga një kanavacë e Van Goghut), ku shfaqet kënaqësia e  buzëqeshjes katolike, si në një varrim popullor (kryesisht tipare të pakënaqësisë dhe hakmarrjes). Mbetet për të parë të rinjtë Matteo Renzi, por ai pak jep shpresë, ai duket se ka si qëllim që me çdo mënyrë të mohojë moshën e rritur artificialisht.
Së fundi, nuk është përgjegjësia e atyre që nuk kanë zgjedhur të buzëqeshin, sepse ata thjesht nuk do të pranojnë ta bëjnë atë. Dhe këtu ne kemi parasysh një tjetër grup të fotografive, si ato të mbrëmjes të kohëve të fundit në Shën Petersburg, ku duket pamja akullnajore e Vladimir Putinit që mirëpret Zonjën Merkel, e ulur pranë tij, në ngrohtësinë e një batanijeje vjeshte. Presidenti rus bën para me mantelin e tij që tundet në ajër dhe pastaj burgos kancelaren me mirënjohjen e tij: në atë moment preciz Gjermania është pro tij, Berlini largohet nga Uashingtoni për ndërhyrjen në Siri. Në të njëjtën foto duket edhe Atlantikasi Cameron, i ulur aty afër, për fat të keq i burgosur në pamjen e dikujt tjetër, i hutuar nga nyja e kravatës së tij që dëshmon se një komb i fshehtë, i fuqishëm mbi tokë, ruan ende një distancë kaq të madhe, nga një buzëqeshje ngjyrë të lehtë, ndërsa Vladimiri tashmë ka gllabëruar Angelan, si ndonjë gjuetar i shkathët në pyjet aziatike. Buzëqeshja ndihmon, por nuk është e mjaftueshme që të të rrëmbejë një rreze të lavdisë.