Përse ish-duhanxhinjtë shëndoshen?

Njëri nga shkaqet që shumica e duhanxhinjve nuk i harrojnë ato shprehi të pashëndetshme është frika nga shëndoshja. Në të vërtetë, afro 80 për qind e duhanxhinjve të cilët vendosin ta lënë duhanin, shëndoshen mesatarisht për 7 kilogramë. Shkencëtarët zviceranë konstatojnë që shkaku i shëndoshjes nuk janë kaloritë, shkruan “Deutsche Welle”. Ata konstatojnë që shkaku i ndryshimeve është flora e zorrëve. Shkencëtarët e Spitalit Universitar të Zyrihut nëntë javë kanë analizuar kampionët e jashtëqitjes së personave që kanë pirë duhan dhe të atyre që nuk kanë pirë duhan dhe kanë konstatuar: derisa te duhanpirësit dhe te joduhanpirësit asgjë nuk ka ndryshuar, në florën e zorrëve të personave të cilët e kanë lënë duhanin kanë ndodhur ndryshime dramatike. Kanë filluar të shtohen llojet e baktereve të cilat dominojnë edhe në zorrët e personave të tjerë. Ato baktere u takojnë familjeve të cilat profesionalisht quhen proteobacteria dhe baceteroidetes. Personat të cilët e kanë lënë duhanin menjëherë kanë filluar të shëndoshen, edhe pse nuk kanë futur në organizëm më shumë kalori nëpërmjet ushqimit dhe pijeve sesa kur kanë pirë duhan.