Përgatitet rregullativa e re, kërkohet ndalja e shpifjeve, e fyerjeve, e gjuhës së urrejtjes në gazeta,poratele informative interneti-pritët ndëshkimi dhe nënshtrimi sipas ligjit


Prof.dr.Idriz Vehapi

“Kjo është një çështje, e cila duhet të rregullohet me urgjencë për faktin se nëpër gazeta , portale interneti  po shohim që janë duke u plasuar edhe lajmet më të pavërteta dhe duke u përdorur edhe fjalori më banal që mund ta dëgjojë njeriu ndonjëherë, vetëm nga njerëzit e paedukatë. Bile jo rrallë, ajo gjuhë e portaleve po del edhe më e ulët se gjuha e rrugaçëve”, tha kryetari i Komisionit për Media në Kuvendin e Kosovës, Idriz Vehapi.
description

Industria mediale në Kosovë, përveç mediave të shkruara dhe televizioneve, në dy-tre vjetët e fundit është zgjeruar edhe me zhvillimin e mediave në internet, portaleve të shumta, të cilat në shumicën e rasteve funksionojnë pa një bazë të mirëfilltë ligjore, jashtë kontrollit të mirëfilltë të Këshillit të Mediave dhe KPM-së dhe duke shkelur kodet profesionale të gazetarisë.

Ajo që e karakterizon portalomaninë është publikimi i shpejtë i informacioneve të paverifikuara, shpifjeve të shumta dhe lejimit të postimit të komenteve të pafiltruara, nga lexues anonimë që përdorin gjuhë fyese dhe fjalor ndër më banalët. Kjo automatikisht krijon parakushte për trajtimin penal të rasteve.

 Avokati Arianit Koci

 Avokati Arianit Koci konsideron se në shumicën e rasteve që po ndodhin me plasimin e ta pavërtetave nëpër portale të ndryshme dhe komentet që po pasojnë ato publikime, krijohen parakushte të mjaftueshme për penalizmin e pronarëve të tyre, respektivisht të përgjegjësve për shpifjet dhe fyerjet e publikuara...,në gazeta dhe portale informative,bllogje virtuale etj,pa kurrëfarë kriteri editorial,redaktorial etj.