E kombinuar me diplomacinë, fuqia ushtarake mund të shpëtojë jetë. Një gjë të tillë e kemi parë në Bosnjë dhe Kosovë, gjatë mandatit të Bill Clintonit, që duket se favorizon një qasje më të rreptë amerikane në Siri
Duket sikur gjatë ditëve në vijim ne do të shkrepim raketa kryqëzore “Tomahawk” në drejtim të Sirisë, derisa kritikët janë duke ngritur çështje të arsyeshme. “Presidenti Bashar al-Assad mund ta eskalojë gjendjen. “Hezbollah”-u mund të hakmerret kundër caqeve perëndimore. Raketat tona mund të vrasin civilë. Neve do të na mbetet një luftë civile në një shtet të shkatërruar. Ne do të shpërqendrohemi nga telashet tona të brendshme. Disa ditë sulme me raketa nuk do të bëjnë asgjë tjetër, pos që do ta shpërfaqin paaftësinë tonë”, thonë ata. Ka një të vërtetë në tërë këtë mes, por ne po ashtu duhet të pranojmë esencën: Politika e presidentit Obama karshi Sirisë ka dështuar dhe ka ardhur koha që të marrim një qasje më të rreptë. Obama thuhet se e kishte refuzuar propozimin e Hillary Clintonit dhe David Petraeusit për armatosjen e rebelëve në Siri, për shkak se ai hezitonte që të futej në konflikt. Tani edhe ashtu jemi futur në konflikt dhe të gjitha shqetësimet tona janë bërë të vërteta: Lufta është përhapur dhe e ka destabilizuar Libanin, Jordaninë, Irakun dhe Turqinë. Rebelët radikalë të “Nusras” kanë rritur fuqinë, pjesërisht për shkak se kemi zmbrapsur të moderuarit. Armata Siriane ka fituar terren. Lufta e prolonguar ka thelluar urrejtjet sektare, që do ta bëjnë më të vështirë se kurrë ribashkimin e Sirisë. Më shumë se 100 mijë sirianë janë vrarë. Me numrin e viktimave që po rritet me një temp gjithnjë e më të madh, Siria ka gjasa që të bëhet Ruandë e dytë, kur t’i skadojë mandati Obamës. Kam prirje për të qenë skeptik ndaj opsionit ushtarak dhe kam kundërshtuar fuqishëm luftën në Irak dhe “fryrjen” afgane. Por, e kombinuar me diplomacinë, fuqia ushtarake mund të shpëtojë jetë. Një gjë të tillë e kemi parë në Bosnjë dhe Kosovë, gjatë mandatit të Bill Clintonit (që duket se favorizon një qasje më të rreptë amerikane në Siri) dhe këtë gjë e kemi parë pikërisht këtë vit në Mali. Problemi është se përkushtimi i tepërt në Afganistan dhe Irak na ka lënë me Sindromën e Stresit Post-traumatik, kështu që nuk jemi të gatshëm të angazhohemi në Siri. Pasiviteti i Obamas mund të kuptohet fare lehtë: vetëm një e pesta e qytetarëve amerikanë favorizon armatosjen e rebelëve. Por, herën e fundit që isha në Siri, në muajin nëntor, takova një gjyshe që e kishte humbur bashkëshortin, të birin dhe nusen nga forcat e Assadit. Ajo po jetonte në shtëpinë e pestë për atë vit, një tendë që rridhte, duke u pyetur se kush e kishte radhën të vdiste. Si të gjithë, ajo kërkonte me dëshpërim përkrahjen ndërkombëtare. “E kërkojmë ndihmën e Zotit për t’i dhënë fund kësaj, ashtu si edhe të Obamas”, ka thënë ajo. Çfarë t’i themi asaj? Se nuk jemi të interesuar për t’i ndihmuar? Se preferojmë të presim, derisa t’ia vrasin të gjithë nipërit dhe mbesat dhe derisa numri i viktimave të arrijë në qindra e mijëra? Natyrisht se ekziston çështja legjitime rreth asaj nëse një apo dy ditë të sulmeve raketore kundër Sirisë (që duket të jetë skenari më i mundshëm) do ta zmbrapsin Assadin nga përdorimi i mëtejmë i armëve kimike. Nuk mund të jemi të sigurt, por një gjë e tillë më duket e mundshme. Armët kimike janë thjesht vetëm edhe një mënyrë shtesë për terrorizimin dhe demoralizimin e kundërshtarëve. Presidenti Assad ka matur me kujdes veprimet e tij gjatë viteve të kaluara, duke e testuar reagimin e brendshëm dhe ndërkombëtar para eskalimit të gjendjes. Fillimisht ai vetëm arrestonte protestuesit. Më pas, forcat e tij filluan që të shkrepin në drejtim të tyre. Pastaj, ushtarët filluan operacionet në lagjet armiqësore. Pastaj, Ushtria Siriane filloi që të shtijë raketa dhe mortaja në pozicionet rebele. Assad e eskaloi gjendjen, duke ndërmarrë bombardime. Më pas ushtria e tij përdori me sa duket armë kimike nëpër sulme të vogla. Më në fund, ushtria e tij duket të ketë ndërmarrë një sulm të madh me gaz nervor. Për mua, ka njëfarë shprese se shkatërrimi i aeroplanëve luftarakë apo shtabit të inteligjencës mund ta bindin Assadin se armët kimike nuk ia vlejnë për shkak të pasojave dhe se ai duhet të gjejë mënyra më banale të masakrimit të popullit të tij. Kjo është e pakënaqshme, por mund të jetë porosi e dobishme për liderët tjerë. Një gjë e tillë do të përforconte normën ndërkombëtare kundër armëve të shkatërrimit në masë? A mos e kemi ekzagjeruar çështjen e armëve kimike? Mbase më pak se një për qind e të vrarëve në Siri kanë vdekur nga sulmet me gaz nervor. Në Siri, arma kryesore e shkatërrimit në masë ka qenë AK-47. Megjithatë, ekziston vlera e caktuar e përforcimit të normave ndërkombëtare në rastet si gjenocidi apo përdorimi i armëve kimike. Që kur presidenti Obama vendosi një “vijë të kuqe” rreth përdorimit të armëve kimike, besueshmëria e tij ka qenë disi pezull: ai thjesht tani nuk mund të zmbrapset. Edhe ashtu, Siria do të jetë një rrëmujë, pa marrë parasysh se çfarë bëjmë. Mundësia optimale e intervenimit, duke mbështetur rebelët e moderuar, për të arritur një fund të shpejtë të luftës, mund të na ketë humbur. Por, po qe se përplasja në vijim na jep një mundësi më shumë për të armatosur grupet e caktuara rebele apo të shkëmbejmë me ta të dhënat e inteligjencës, një gjë e tillë mund të na shërbejë shumë – duke e mbështetur në të njëjtën kohë idenë e një zgjidhjeje të negociuar.

(“The New York Times”)