Eshref Ymeri
Nga kush druhet zoti Shaban Murati?!
Në faqen e internetit të zotit FeliksTaho të ditës së sotme (03 shtator 2013), lexova analizën e zotit Shaban Murati me titull: “Ortodoksizmi politik i diplomacisë greke”.
Me këtë rast, m’u duk e arsyeshme që zotit Shaban t’i drejtohem me disa pyetje, sepse në analizën e vet ai e ka anashkaluar një problem mjaft të mprehtë, pa zgjidhjen e të cilit nuk mund të ketë qetësi në marrëdhëniet greko-shqiptare.
I nderuar zoti Shaban,
Po pse nuk e thoni troç, ore zotëri i respektuar, se kisha ortodokse shqiptare është shndërruar përfundimisht në filial të kishës shoviniste greke që asokohe kur tradhtari i kombit shqiptar Ramiz Alia i dha fjalën Micotaqisit për uzurpimin e kishës ortodokse shqiptare fanoliane prej Janullatosit?
Athina ndërhyri me arrogancë pas ngjarjes së Përmetit sepse ajo kishën shqiptare që ka në krye Janullatosin, e konsideron si pjesë të pandarë të kishës shoviniste greke.
Ju ku e keni hallin që nuk kërkoni në analizën tuaj që Tirana zyrtare duhet që Janullatosin ta largojë nga Shqipëria një sahat e më parë?
Ju nuk e kuptuakeni vallë që pa largimin e Janullatosit nga Shqipëria dhe pa ripavarësimin e kishës ortodokse të Shqipërisë, nuk mund të çtendosen marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë?
Nga kush druheni apo nga kush keni frikë, zoti Shaban, që ju, si analist i mirënjohur, nuk guxuakeni t'i bëni thirrje Tiranës zyrtare që ta largojë Janullatosin sa më shpejt nga Shqipëria?!
Sarandë, 03 shtator 2013





