Ish-ministri sirian i Mbrojtjes, gjenerali Ali Habibi, një person i spikatur i regjimit të Presidentit Basha al-Assad, ka dezertuar duke u larguar në Turqi.
Lajmi është bërë i ditur nga opozitarë të Këshillit Kombëtar të Sirisë për agjencinë e lajmeve “Reuters”.
Nëse kjo gjë konfirmohet, atëherë Habib do të jetë figura më e lartë nga minoriteti “Alawite” që thyen lidhjet me Assad-in që pas nisjes së trazirave në vitin 2011.
Një burim i ka thënë “Reuters-it”, se Habib të martën në mbrëmje ka mbërritur në kufirin turk bashkë me dy apo tre persona të tjerë. Ai ka kaluar kufirin me një varg makinash. Besohet se shoqëruesit e tij janë oficerë ushtrie, por ende nuk ka asnjë konfirmim për këtë.
Bëhet e ditur se ai është ndihmuar nga Perëndimi për t’u larguar nga vendi. Habibi ndodhej në arrest shtëpie që pas sfidimit të Assad-it dhe pas daljes kundër vrasjes së protestuesve.






