Napoli merr kreun

Me dy gola të shënuar në udhëtim te Genoa, Napoli është ngjitur në krye të tabelës së Serie A.

Heroi i takimit ishte maqedonasi, Goran Pandev (14’, 25’) që shënoi të dy golat e mysafirëve.

Pas xhiros së gjashtë, Napoli ka 16 pikë një më shumë se Roma që këtë javë pret Bolognan në Stadio Olimpico. /Telegrafi/