Napoli insiston për Skrtel

Skuadra e Napolit nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga mbrojtësi i Liverpoolit, Martin Skrtel.

Mësohet se Benitez për transferimin e mbrojtësit sllovak, do të ofrojë një dëmshpërblim prej dhjetë milionë eurosh.

"Skrtel është një mbrojtës i jashtëzakonshëm dhe natyrisht që jemi të interesuar për shërbimet e tij", është shprehur spanjolli Benitez.

Martin Skërtel ka kontratë me Liverpoolin deri në verën e vitit 2016. Ai tek ekipi anglez qe transferuar në vitin 2008 nga Zeniti./veqsport