Nadal triumfon, e lodhë sërbin Djokovic VIDEO/FOTO

Super Rafael Nadal, është fitues i Grand Slam turneut US Open, pasi në finale e lodhi tenistin që mban vendin e parë në renditje, Novak Djokovic. Spanjolli e filloi bindshëm përballjen duke e fituar setin e parë me rezultat 6-2. 

Mirëpo, serbi u kthye në setin e dytë për të dalë fitues (3-6). Për të mos i dhënë shumë shpresa për kthim të vetëbesimit, Rafa u përkujdes që ta fitojë setin e radhës (6-4). 

Ndërsa në setin e fundit ishte i pamëshirshëm (6-1). Kështu, 27-vjeçari fitoi me rezultat të përgjithshëm prej 3-1 (6-2, 3-6, 6-4, 6-1).