5 filmat që ju bëjnë të besoni te ndjenja e dashurisë
Janë kryesisht histori dashurie, të veshura edhe me ndonjë tis humori. Kanë bërë sa e sa njerëz të lotojnë, pavarësisht se janë krijuar shumë dekada më parë. Duke i parë këta filma gjithsecili do të përjetojë ndjenjën e ekzistencës së dashurisë! *5 filma dashurie* * * Nga vargu i komedive romantike që dalin çdo vit në kinema, disa lloje prej tyre të japin shpresë… Shpresë që dikush ekziston në këtë botë, që ju pret nga ana tjetër duke ju hequr dyshimet, komplekset dhe frikën tuaj… *1) Faqet e jetës sonë, nga Nick Cassavetes* “Faqet e jetës sonë” është një odë për dashurinë e përjets... more »
Jeta mund të ketë ardhur nga Marsi
E gjithë jeta që gjallon sot në Tokë lindi fillimisht në Mars. Ky është përfundimi i një studimi të ri, të prezantuar së fundmi në një konferencë të rëndësishme shkencore. Sipas këtij studimi, elementi nistor, që përbën edhe shkëndijën e parë të origjinës së jetës ka ekzistuar miliarda vjet më parë vetëm në Planetin e Kuq. Sipas profesor Steven Benner, i Institutit për Shkencë dhe Teknologji ‘Westheimer’, shkëndija e jetës nuk mund të ketë lindur në Tokën e atëhershme, ku kushtet për zhvillimin e jetës nuk ekzistonin, por ajo erdhi tek ne përmes një meteori Misteri se si u bashkuan ... more »
Si t’ia dilni me njerëz të vështirë në punë?
Pa marrë parasysh me çfarë punësh merreni, do të ballafaqoheni me njerëz të vështirë. Nëse do t’i përmbaheni këtyre 7 rregullave, do të dini si të ballafaqoheni me njerëz të vështirë nëse do të ketë nevojë për këtë. *DUHET TË MERRNI PËRGJEGJËSITË* * *Kur të ndiheni të frustruar apo të marrur mendësh, kuptoni që nuk jeni viktimë e situatës apo e atij personi të frustruar. Reagoni me disa persona në disa mënyrë por e shihni që ai njeri këtë nuk e kupton. Nëse e vëni veten në pozicion të viktimës duke fajësuar dikë tjetër për atë që ndieni, shumë lehtë mund të ngarkoheni me këtë. Pyesni... more »
Teoria e fijeve, vërtetësia akoma një dilemë
Çfarë është teoria e fijeve? Çfarë ka dhe nuk ka vërtetuar ajo? Artikulli më poshtë ju rrëfen më tepër për këtë pikëpamje më të re mbi universin… *Kuriozitet * *Teoria e fijeve është një pikëpamje e re mbi universin, e cila kalon përtej kufirit të imagjinatës. Kjo teori përfshin gjithë forcat, gjithë materien, që nga atomi, te globi tokësor e deri në fund të galaktikave, nga fillimi i kohës e deri në fund të saj. Është një teori e vetme, e quajtur dhe teoria e gjithçkaje. Brajan Grin, një prej studiuesve të kësaj teorie shprehet se e ka të vështirë të mësohet me këtë teori. Mister... more »
Si jetohet në hapësirë
*Gjumi është i vështirë. Për këtë duhet të mësohesh. Zakonisht, teksa të zë gjumi, të krijohet përshtypja se je duke rënë nga një pallat dhjetëkatësh. Në hapësirë mund të përdoret edhe telefoni apo posta elektronike* Pas dhjetë vjetësh, stacioni hapësinor ndërkombëtar është thuajse gati. Një shtëpi e madhe ku mund të hash, lahesh, punosh dhe lëvizësh. Por, për të gjitha këto duhet të jesh ekspert Astronautët do të mund të lëvizin të lirë në stacionin hapësinor. Po të gjykosh nga fjalët e atij që e ka ndërtuar dhe e ka çuar përpara, duhet të ketë qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme... more »
10 shtetet e mëdha që u zhdukën gjatë shekullit XX
Shtete të reja janë shfaqur në mënyrë të papritur dhe konstante. Në fillim të shek XX, kishte vetëm disa shtete të pavarura sovrane; sot, janë afërsisht 200! Në momentin që një komb krijohet, ai ka tendencën të vazhdojë të ekzistojë, dhe në mënyrë analoge zhdukja e një kombi është disi e pazakontë. Kjo ka ndodhur disa herë gjatë shekullit të kaluar. Në momentin që zhduken, ato zhduken tërësisht nga “faqja e tokës”: qeveria, flamuri dhe gjithçka tjetër. Më poshtë, pa një rend specifik, jepen dhjetë kombet që dikur patën momentet e tyre të lavdishme, por tashmë nuk ekzistojnë më. Mar... more »
10 këshilla të arta ekologjike për drejtuesit e makinave
Teoria ekologjike ka qëllim që t’i bëjë njerëzit të ndërgjegjshëm që natyra nuk është një burim pa kufi dhe duhet bërë kujdes për të, sepse në këtë mënyrë bëjmë kujdes për veten tonë. Transporti ka ndikimin më të madh në mjedisin dhe në harxhimet e çdo shteti. Ndërtimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës së transportit është një shpenzim i madh për qeverinë. Shpenzimet e shkaktuara prej aksidenteve rrugore, prej zhurmës, ndotjes se ajrit dhe energjisë, si dhe prej shfrytëzimit të burimeve natyrore, duhen përfshirë gjithashtu në këto kosto dytësore. Siç e dimë, mjetet moderne të tran... more »
50 meshkujt më me stil të shekullit XX
*Nga vëllezërit Kennedy*,* Elvis Presley e Kurt Cobain deri te Johnny Depp* * * Ata kanë qenë e janë ndryshe nga të tjerët. Jo vetëm të suksesshëm, jo vetëm të pasur e të pashëm, por gjithashtu dhe më një stil personal e unik në të veshur. Kjo është dhe arsyeja pse janë përzgjedhur nga revista e meshkujve “GQ” si 50 meshkujt më elegantë e më me stil në shekullin e fundit. Revista e klasifikon stilin dhe elegancën e këtyre personazheve në një rrafsh shumë të më gjerë se një palë rroba. Sepse të njëjtat rroba mund t’i veshin shumë njerëz, por vetëm një prej tyre mund të dallohet prej t... more »
Libri i ri i sociologut Gëzim Tushi: Individi apo shoqëria?
*Filozofia e individualizmit dhe sociologjia e komunitarizmit, problem i ndërlikuar sociologjik dhe jetik i kohës sonë.* * * Gëzim Tushi është sociolog i njohur, që në mënyrë dinamike ndjek kurbat sociale të zhvillimit social dhe bën pasqyrime të integruara teorike të ndryshimeve që moderniteti po sjell në trajtë historike dhe lineare, që shfaqen në mënyrë eruptive në dinamikën e jetës sociale dhe individuale të shoqërisë tonë. Libri që sapo ka dalë, është me objekt të veçantë dhe me interes të përgjithshëm sociologjik. Autori e ka trajtuar këtë ekuacion universal të raporteve dhe li... more »
8 mënyra për të kursyer para, nga kafja e përditshme te qeraja
*Me siguri cilido prej nesh po të kërkojë në bodrumin e shtëpisë, depon apo ndonjë cep tjetër do të gjejë dicka që e ka harruar prej kohësh, nuk e përdor më dhe nuk i shërben. Në vend se ti përdorim për të shtuar rrëmujën këto objekte mund ti shesim* Çdo ditë ankohemi për lekët e shumta që harxhojmë. Kafe, makinë, qëra, cigare dhe shumë shpenzime të tjera që na bëjnë të mos kursejmë dot në fund të muajit. Ka shumë mënyra për të kursyer para duke filluar nga eleminimi i gjërave të panevojshme dhe duke mbajtur ato vërtet të domosdoshme. Nëse në një fletë do të shënojmë të gjitha shp... more »
Simbolika dhe kuptimi i unazave në pesë gishtat
*Jupiteri (gishti tregues)* Vetëbesim, ambicie, drejtim, aftësi ekzekutuese, ndonjëherë drejtim shpirtëror ose fetar. Në gishtin e Jupiterit fokusohemi në aspektet e jashtme të jetës, marrëdhëniet me të tjerët dhe balancimin e fuqive që zhvendosen atje. Çdo theksim atje do të tentojë të shfaqë cilësitë e drejtuesit, ambicies dhe vetëbesimit. Personaliteti jupiterian është i fortë dhe shpesh e gjen veten në poste drejtuese. Ky është gjithashtu gishti ku gjendet energji për motivim financiar. *Saturni (gishti i mesit)* Rrota e Balancës, ndejnja e të drejtës dhe të gabuarës, ligji, kërk... more »
Leximi i dorës, sa i vërtetë është fenomeni sipas historisë
*Leximi i dorës ka filluar të praktikohet qysh nga Mijëvjeçari i Tretë para Krishtit, në qytetërimet e lashta të Kinës dhe Indisë. Qëllimi, siç e thamë, ishte njohja e karakterit të individit, dhe fati i tij i mundshëm. Mendohet që kiromancia të jetë praktikuar qysh tek Asirasit, Babilonasit, Kaldeasit dhe Egjiptianët* Kiromancia është një art që lidhet me përftimin e të dhënave mbi personalitetin dhe të ardhmen e një individi nëpërmjet leximit të dorës. Këtu poshtë do paraqesim disa të dhëna mbi elementët bazë që përbëjnë dorën, nëpërmjet të cilëve do njiheni ose do rinjiheni m... more »
Zbulohet një kafshë e re mishngrënëse
Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar një kafshë të re mishngrënëse, në pyjet tropikale të Amerikës së Jugut. Ky përbën zbulimin e parë të kësaj natyre në 30 vjetët e fundit. Kafsha e re, është një olingito një-kilogramëshe, me sy të mëdhenj dhe qime në ngjyrë kafe-të-kuqeremtë. Specia jeton në pemë dhe i përket të njejtës familje si rakunët. Olingitot njiheshin nga njeriu, por ishin identifikuar gabim për 100 vjet, me specien tjetër të ngjashme, por më të madhe, olingon. Një ekip shkencëtarësh që studioi olingot në muzeume, vuri re ndryshime në madhësinë dhe formën e kafkës dhe t... more »
Qëllimi i negocimit / Flisni hapur për interesat
* * *Bëni një listë* Për të seleksionuar interesat e ndryshme të secilës palë, është mirë që t’i shkruani sikur të ishin tuajat. Kjo jo vetëm do t’ju ndihmojë t’i mbani mend, por do t’ju japë mundësi të përmirësoni cilësinë e vlerësimit tuaj kur merrni një informacion të ri, si dhe t’i renditni interesat sipas rëndësisë së tyre. Përveç kësaj, kjo mund të stimulojë ide se si të plotësohen këto interesa. *Duke folur për interesat* Qëllimi i negocimit është që t’u shërbejë interesave tuaja. Mundësia që kjo të ndodhë rritet kur ju i komunikoni ato. Pala tjetër mund të mos e dijë cilat j... more »
Fakte interesante rreth birrës
“Birra është bërë nga njerëzit, vera nga Zoti”, tha dikur Martin Luter. Sot, birra është pija alkoolike më e konsumuar në planet. Ja disa fakte të rëndësishme rreth saj* * *Kuriozitet* Birra është pija e parë alkoolike më e konsumuar në botë dhe e treta pije normale, pas ujit dhe çajit. Mendohet se birra i ka fillesat e saj 9500 vjet përpara Krishtit, kur drithi u fermentua për herë të parë. Pija e birrës e ka origjinën në tokën e Irakut dhe Egjiptit të lashtë. Ja disa kuriozitete që mund të mos i dini rreth birrës. 1. Receta më e vjetër e birrës është 5000-vjeçare dhe është bërë nga ... more »
Nga Lemuria te Kina e Lashtë, qytetërimet e vjetra kanë qënë me moderne se sot
*1. MU-të e lashtë ose LEMURIA* Sipas shumë burimeve ezoterikë, qytetërimi i parë u zhvillua 78 mijë vjet më parë në kontinentin gjigant të njohur si Mu ose Lemuria dhe ai zgjati plot 52 mijë vite. Ndonjëherë thuhet se janë shkatërruar prej tërmeteve të shkaktuar nga një zhvendosje e ploeve që ka ndodhur 26 mijë vjet më parë, ose afërsisht në vitin 24 000 para Krishtit. Ndërkohë që MU nuk patën teknologji të lartë sa ajo që supozohet për qytetërimet e mëvonshëm, thuhet, megjithatë ata kanë arritur të kenë disa teknologji të përparuara, sidomos në ndërtimin e ndërtesave megalitike j... more »
Çfarë ndjen njeriu para vdekjes
Fenomeni i quajtur Near-Death Experiences (NDE) ose Gjendje e Paravdekjes, zakonisht vihet re në subjekte të cilët, edhe mbasi kanë pasur një traumë fizike që duhej t’u shkaktonte vdekjen (për shkak të ndalimit të zemrës), të një aksidenti të rëndë, apo gjatë një ndërhyrjeje kirurgjike) ia kanë dalë mbanë të mbijetojnë. Shumë nga këta persona, në raste të tilla janë shpallur klinikisht të vdekur, sepse përveçse u kishte ndaluar zemra, nuk jepnin më asnji shenjë të aktivitetit mendor. Pavarësisht kësaj, në mënyrë të pashpjegueshme, mbas disa minutash, e nganjëherë edhe mbas disa orë... more »
10 filmat më të mëdhenj për artin e vjedhjes
*Në 100 vitet e fundit, filmat na kanë shfaqur dhe treguar skema të hartuara vjedhjesh, duke luajtur me simpatitë tona: duhet të mbështesim ligjin dhe rendin? Apo me hajdutët që përllogarisin gjithçka, ashtu siç filmi të inkurajon të bësh? Filmat me vjedhje janë bërë një zhaner filmi më vete, një lloj që na bën të admirojmë zgjuarsinë e shkelësve të ligjit, edhe pse ne luftojmë në kapjen e tyre. Revista “Time” sjell dhjetë filmat më influencues të artit të vjedhjes.* * * *10 – Rififi, 1955* Plani dhe shembulli për të gjithë filmat modern të vjedhjes, Rififi, mbetet ende një mrekull... more »
Shkencëtarët drejt formulës se si të jetosh më gjatë
Sfida e ardhshme e shkencës por dhe e njerëzimit do të jetë zbulimi i formulës për të jetuar më gjatë. Disa thonë që mund të bëhet ndërhyrje në organet e trupit, të tjerë hedhin idenë e zvëndësimit të tyre, ndërsa ka dhe nga ata që po përpiqen të gjejnë “ilaxhin magjik”. Disa shkencëtarë po përpiqen të rrisin dhe të kultivojnë organet njerëzore që do të mund të transplantohen për të zëvendësuar organet e plakura. Të tjerë janë duke u përpjekur për të identifikuar gjenin e plakjes. Jo shumë kohë më parë tek lakuriqët e natës u zbulua gjeni i jetëgjatësisë. Kjo specie jeton dhjetë h... more »
TROJA përballë të vërtetave
Na ishte një herë një boksier me emrin Rocky, sportivisht i pamposhtur dhe seksualisht mashtrues, që kishte dy të dashur: një grua (Britney) dhe një burrë (Patrick). Trekëndëshi vazhdoi gjatë pa probleme. Më pas, një ditë, shokët e palestrës i morën Britneyn, për arsye që do të duhej shumë kohë të shpjegoheshin. Rocky, i zemëruar, u tërhoq në jetën private. Dhe palestra, mbi të cilën kish ngritur themelet i gjithë prestigji i tij, filloi të shkatërrohet. Shumë herë tifozët dhe kolegët iu lutën kampionit që të rikthehet, por më kot. Deri kur një mbrëmje ndodhi e papritura: Patrick, ... more »
10 filmat më të mirë për shekullin 21
Për të gjithë njerëzit që janë të pasionuar pas filmave revista “Time” sjell dhjetë filmat më të mirë të prodhuar që nga viti 2000 deri më sot. Kjo renditje nis që nga filmi “The Artist”. Një film pa zë, por që mori një lumë me çmime ndërkombëtare, përfshirë edhe çmimin e Oskar. E duke qëndruar tek çmimet Oscar, në këtë listë edhe filmi “The Hurt Locker”, një film që rrëmbeu çdo lloj çmimi të mundshëm në tokë. E nuk kishte si të mungonte në këtë listë filmi më fitimprurës i të gjitha kohërave. Sigurisht që e kemi fjalën për filmin Avatar. Ka ngelur ndonjë pa e parë? Lexoni listën e ... more »
Kush ishte Aleksandër Hamilton, babai i Kushtetutës amerikane
*Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Amerikës. Profil për një nga themeluesit më të shquar të shtetit amerikan* * * *Nga Albana Lifschin* * * Aleksandër Hamiltoni, ndër themeluesit e shquar të shtetit amerikan është njëkohësisht edhe një nga figurat më komplekse për shkak të personalitetit të tij kontradiktor. Ai mbërthente në vetvehte zgjuarsinë, prakticitetin, kokëfortësinë, marrëzinë e romantizmit që e la të dashuruar gjithë jetën, ndjeshmërinë për të rrezikuar edhe jetën për mbrojtjen e nderit të vet. Sipas historianit Geoffrey C. Ward “Hamiltoni ishte jo vetëm Sekretari... more »
10 proceset zgjedhore që ndryshuan historinë e Amerikës
*Revista TIME* *Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sot një ndër superfuqitë më të mëdha të botës. Këtë e kanë arritur përmes shekujsh investim dhe luftë për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe zhvillimin. Në fillimet e tyre, Shtetet e Bashkuara përbëheshin nga trembëdhjetë koloni, që ishin shtetet e sotme që okupojnë po të njëjtin territor që kishin edhe kur ishin koloni britanike. Kolonistët amerikanë i mposhtën britanikët në Luftën Revolucionare Amerikane të viteve të 1770-a dhe shpallën pavarësinë më 1776. Shtatë vite më vonë, nënshkrimi i Traktatit të Parisit zyrtarisht ia... more »
Historitë e pathëna të UFO-ve. Afrika vendi ku gjenden gjurmët e sakta
Ka qënë fundi i viteve 40 të këtij shekulli, pikërisht më 1949, në shkretëtirën e Nevadës bie një objekt i paidentifikuar fluturues i cili përplaset në tokë. Për këtë gjë dëshmon prof. Heri Rupe (Harry Ruppe) i cili në vitin 1988 u largua nga kjo organizatë. Profesor Rupe ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes dhe ai vetë mori pjesë në shpëtimin e jashtëtokësorit. Ai për këtë ngjarje flet me plot entuziazëm dhe i emocionuar. Ky rast ishte deri atëherë një gjë e veçantë i quajtur “kontakti i afërt i llojit të tret”. *DOGONË në Afrikë* * * Në Afrikën Qendrore ekziston një fis afrik... more »
Kujt gjeni i përkasim?!
** *Speciale/ Gjenet, popujt dhe gjuhët; evoluimi i mendimit shkencor se si gjuha lidhet me gjenet dhe popujt; Vështrim mbi risitë e pemës gjenealogjike të gjuhëve dhe kulturave në librin e shkruar nga Profesor Luigji Luka Kavalli* * * * * * Saimir Lolja* Shkrimi i mëposhtëm është nxjerrë nga libri i shkruar nga Profesor Luigji Luka Kavalli-Sforca, i titulluar: Luigi Luca Cavalli-Sforza, Genes, Peoples and Languages, North Point Press, Neë York, 2000. Profesor Luigji është i lindur në Gjenovë më 1922 dhe ka qenë professor në Kembrixh, Parma, Pavia dhe tani është Profesor i Merituar... more »
Top 10 Misteret e Hapesires Kozmike
Kjo esht tema me e debatueshme persa i perket hapesires. Teoria thote qe ka nje pafundesi universesh, ku secila nga ato i nenshtrohet rregulli te vet te caktuar te ligjeve te fizikes. Shume shkencetare nuk bien dakord me kete argument, pasi nuk ka prova apo fakte matematikore qe te lejoje ekzistencen e universeve te tjera. Megjithate, nuk ka te tilla as qe e mohojne si fakt. Me zgjerimin qe i ndodh universit tone, eshte gati e pamundur ta zbulojme pergjigjen. Shkencetaret vetem se fundmi kane arritur te shpjegojne prejardhjen e planeteve dhe yjeve. Tashme ata i jane kthyer misterv... more »
10 ushtritë më të fuqishme në botë!
“Global Firepower” ka hartuar listën e ushtrive më të fuqishme të botës, duke marrë parasysh dhjetëra parametra. Në listën prej 68 vendesh kanë zënë vend edhe Serbia në që renditet në vendin e 51 dhe Kroacia në vendin e 54. Në renditjen e fuqive ushtarake janë marrë parasysh 40 të dhëna të ndryshme statistikore. Megjithatë, një parametër nuk është marrë parasysh është armatimi bërthamor, sipas të cilit amerikanët dhe rusët paraqiten fuqi më vete, Rusia me 8.500 armë bërthamore dhe SHBA-të me 7.700 armë bërthamore. *Renditja e ushtrive më të fuqishme të botës dhe parametrat përkatës... more »
Loja e madhe e Katarit
Vijay Prashad Askush nuk ecën në rrugët e Dohës. Në korsitë e gjera të makinave kalojnë automjete që shkëlqejnë, mes të cilëve një Rolls Royce me ngjyrë salmoni që e kam parë të kalojë disa herë. Të vetmit që shihen nëpër rrugë janë punëtorët e ndërtimit që, me kokën e mbuluar me një copë stofi, ndërtojnë rrugë dhe pallate nën djellin e nxehtë. Shëtitjet bëhen në qendrat tregtare, si tek City Center, ku turistët si unë mund të ndeshin familjet normale katariote. Burrat e veshur me të bardha, gratë me të zeza, fëmijët me veshje të firmave – një shëtitje e ngadaltë mes dyqaneve t... more »
PSIKOHISTORIA Arti i kontrollit të turmave
Problemi i socializimit ose pëlqimi pa rezerva i frustrimeve në grupin ku jeton, është për individin problemi vendimtar i ekzistencës. Por çdo inferioritet edhe i vogël i organeve, qoftë dhe vetëm i supozuar, e bën të vështirë integrimin pozitiv midis të tjerëve. Atëhere individi has një neurozë, e lidhur kjo me kompleksin e inferiotitetit Mund të përkufizohet psikologji politike shpjegimi i ngjarjeve kolektive në bazë motivacionesh parasëgjithash mendore ose sidoqoftë studimi i motivimeve të brendëshmë të të vepruarit politik. Kontributi i parë vendimtar i këtij lloji është vepra ... more »
60 vjet pas Stalinit, çfarë fshihej prapa tij?
** *Spastrimi i madh* 60 vjet pas Stalinit, çfarë fshihej prapa tij? Në Rusi pak muaj më parë u shënua 60-vjetori i vdekjes së diktatorit sovjetik Josif Stalin, i cili nga disa shihet si meritor për çuarjen e Rusisë nga fitorja në Luftën e Dytë Botërore, ndërsa për të tjerët si njeri që organizoi spastrime masive dhe la miliona të vrarë. Epoka e Josif Stalinit ishte kohë e terrorit, e ekzekutimeve në masë, kolektivizimit brutal dhe luftës më të tmerrshme që bota ka parë ndonjëherë. Zyrtarisht Bashkimi Sovjetik i Stalinit ishte një vend i paqes, i progresit, harmonisë e mbi të gji... more »
Hipotezat mbi jetën e njeriut, nga Darvini te realiteti
*Darvin dhe evolucioni i species* Ai që qe marrë së pari me rileximin e historisë evolutive të njeriut në shekullin XIX kundrejt kanoneve normale klasike të vendosura nga teologjia, ishte sigurisht Charles Darëin. Deri në shekullin XIX njerëzit nuk interesoheshin shumë për prehistorinë e tyre, e vetëm pak shkenctarë ishin të bindur për egzistencën e njeriut prehistorik. E kjo, pavarësisht zbulimeve të shumta të fosileve njerëzore të bëra nëpër zona të ndryshme të Europës, e mbi të gjitha zbulimit më 1856 në luginën e Neander (pranë Duseldorf, Gjermani) të një kafke, e cila duke pa... more »
Sekreti i kozmosit në bërthamë të Tokës. Pse?
*Intervistë me dijetarin Thanas Gjata, profesor në gjeologji* *Intervistoi Nuri DRAGOI* *Profesor Thanas Gjata, si recensent dhe përkrahës i gjeoteorisë së Tokës në rritje e zhvillim, me shpjegimet e tij zbulon para nesh sekretin kozmik që fsheh brenda vetes bërthama e Tokës. Shpjegimi i funksionimit të këtij sekreti, i përqendruar në disa formulime, po zmbraps teoritë standarde dhe koncepte anakronike. Ja disa formulime*:* “Jo materia e zakonshme molekulare, por një materie e pazakontë kozmike transformohet fshehurazi dhe heshturazi në bërthamë të Tokës. Jo nga Toka aglomeratike ... more »
Shkëputje nga libri "SEKRETI"
Mirënjohja ka qenë një ushtrim shumë i fuqishëm për mua.Çdo mëngjes ngrihem dhe them: ‘’Faleminderit!’’ Çdo mëngjes, kur vë këmbët në dysheme, them: ‘’Faleminderit!’’ Pastaj, ndërsa jam duke larë dhëmbët dhe duke bërë gjërat rutinë të mëngjesit, filloj të rikujtoj gjërat për të cilat jam mirënjohës.Nuk është se mendoj për to mekanikisht dhe bëj gjëra rutinë, por vazhdoj të ndihem thellësisht mirënjohës. James Ray ‘’Shumë njerëz që e organizojnë jetën në mënyrë korrekte në të gjitha fushat e tjera, mbetën të varfër ngaqë u mungon mirënjohja.’’ Wallace Wattles Ji mirënjohës ... more »
Elizabeta I ishte mashkull? Teoria konspirative që trondit historinë
Portret i vitit 1575, artist i panjohur Mbretëresha Elizabeta I e Anglisë, e njohur ndryshe edhe si “Mbretëresha Virgjëreshë”, një nga personazhet më të njohur dhe të lavdishëm të historisë britanike dhe asaj botërore në të vërtetë ka qenë mashkull? Teori të ndryshme rreth këtij fakti kanë ekzistuar edhe shumë kohë më parë, por tashmë kjo teori përforcohet më tepër përmes një libri kontroversial që bazohet në disa dorëshkrimeve të shekullit të XVI. Eshtrat e Elizabetës I prehen në varrezat ‘Abbey’ së bashku me ato të motrës së saj Bloody Mary, por a i përkasin ato vërtetë “Mbretëresha... more »
Marilyn Monroe, sërish zbulime të reja mbi vdekjen e saj
Mes dukumenteve mbi Marylin Monroe të mbledhura nga hetuesi privat Fred Otash ka edhe shënime mbi një regjistrim të bërë disa ditë para vdekjes së saj, nga i cili del se ajo kishte një marrëdhënie me Robert Kennedy, vëllanë e presidentit John Fitzgerald. Lajmi bëhet i ditur nga “Hollywood Reporter” që ka marrë shënimet nga vajza e Otash-it, tashmë të ndjerë. Në këto dukumente të reja që i takojnë periudhës mes viteve ‘50-‘60, është edhe transkriptimi i një bisede mes aktorit Rock Hudson me bashkëshorten e cila e sfidon të pranojë homoseksualitetin e saj, ndërsa një shirit tjetër au... more »
Misteret e Bildeberg, grupi që komandon botën
*Për herë të parë grupi Bildeberg publikon listën e pjesëmarrësve. Ja kush janë 138 personalitetet që bëjnë pjesë në klubin sekret * *Nga i dërguar i La Repubblica-s **në Londër, * *ENRICO FRANCESCHINI* *Në dyert e Londrës dje sapo ka nisur mbledhja e grupit më sekret në botë ku bëjnë pjesë personalitetet më të fuqishëm të botës ekonomike. Për herë të parë në samit do të ketë një zyrë shtypi që do të transparentë të ftuarit dhe axhendë. Por jashtë hotelit luksoz ku do të mbahet mbledhja kanë nisur protestat kundër tyre, ku spikasin parullat: Duan të na kthejnë në Mesjetë!* * * *[... more »
Time: 10 sheshet që i dhanë jetë revolucioneve
*Nga sheshi i Bastijës e deri tek sheshi Taksim në Stamboll* *Shesh Taksim në Stamboll konsiderohet si zemra e sotme e pjesës europiane të Stambollit. Ai është një atraksion i madh turistik dhe i famshëm për restorante, dyqane dhe hotele. Aty gjendet edhe stacioni kryesor i rrjetit të metrosë së qytetit. Në shesh gjendet monumenti i Republikës së Turqisë, ndërtuar më 1928 me rastin e pesëvjetorit të themelimit. Në këtë shesh ka pasur shumë përplasje mes palëve politike. Në vitin 1969, e majta dhe e djathta u përleshën duke lënë 150 të plagosur. Në vitin 1977, tridhjetë e gjashtë d... more »
Sekretet që fshehin arkivat e Duçes
*Një nga romanet më të diskuar mbi Italinë e pas viteve ‘30-të, “Njeriu që i shpëtoi jetën Ducces”* Italia e pas viteve 30-të, me gjithë ngjarjet që pasuan një nga dekadat më interesante të vëndit fqinj, vjen përmes librit “Njeriu që i shpëtoi jetën Ducces”, të shkruar plot stil nga historiani Roberto Ciai, dhe botuar nga shtëpia botuese “Saras”, nën përkthimin e Adrian Beshaj. “Luftërat tregojnë shpirtin e popujve, dhe përmes këtij romani të shkruar plot stil Ciai, e jep luftën në një tjetër këndvështrim, përmes jetëve të protagonistëve që e bën atë. Duke hyrë brënda filozofisë ... more »
Xhorxh Uashingtoni, revolucionari i mirë
Bota pati shumë udhëheqës që rrëzuan regjime të fuqishme, por njëri prej tyre, drejtuesi i revolucionit amerikan, ishte njeriu pragmatik që bota vijon t’ia ndiejë mungesën. Ai qe revolucionari që hoqi dorë nga pushteti pasi mposhti tiraninë *Leksington* *The Economist* Në pronën e George Washington në Virxhinia, sot muze, gjendet një galeri me portretet e udhëheqësve revolucionarë që në fund u bënë keqbërës. Jul Cezari, Oliver Kromuell dhe Napoleon Bonaparti, janë tre heronj që rrëzuan tiranitë vetëm për të rrëmbyer pushtet absolut për vete menjëherë pas fitores. Xhorxh Uashingto... more »
Dhjetë gjërat që mund të mos i dini për Indinë
Për shumë njerëz, të shkruash për Indinë nënkupton të shkruash për klishe të tilla si diarreja e Delhit, trafiku i mbingarkuar, burokracia, korrupsioni dhe joga. Po ja dhjetë gjëra të pazakonta… Nënkontinenti indian Rajini Vaidyanathan Për shumë njerëz, të shkruash për Indinë nënkupton të shkruash për klishe të tilla si diarreja e Delhit, trafiku i mbingarkuar, burokracia, korrupsioni dhe joga. Po ja dhjetë gjëra të pazakonta… *1. Pothuajse askush nuk paguan taksa* Vetëm 3 për qind e indianëve paguajnë taksa, në një popullatë prej 1.2 miliardë banorësh. Një shpjegim për këtë është q... more »