Mjalti që shëron plagët dhe infeksionet

Mjalti është prej kohësh i njohur për veprimin e tij çudibërës dhe ndikimin pozitiv që ka në shëndetin tonë. Mirëpo, disa kërkime të kohëve të fundit kanë zbuluar të ashtuquajturin “super-mjaltë”, i cili ka veprim shumë më të fuqishëm se ai i zakonshëm. Në fakt, “fuqia” e tij lidhet me shërimin e disa llojeve të plagëve dhe infeksioneve tek njerëzit. Testimet në një periudhë njëvjeçare i ka bërë një grup i shkencëtarëve amerikanë dhe pas shumë provave që janë bërë tek foshnjat, gratë gjidhënëse, pacientët me karcinom si dhe tek personat e moshuar, erdhën deri tek rezultatet mahnitëse. Gratë të cilat kanë pasur problem me infeksionet nga prerja cezariane, duke iu falënderuar këtij mjalti, janë shëruar për vetëm disa ditë, kurse periudha e njëjtë e shërimit është nevojitur edhe tek personat të cilat kanë qenë me plagë dhe infeksione të shkaktuara nga pickimi i shumë insekteve. Ky lloj mjalti ka hasur në aprovim të menjëhershëm nga shumë organizata shëndetësore, mirëpo ende nuk mund të gjendet në tregun e lirë.