
“Ne nuk ndjehemi nën presion. Kemi analizuar humbjen ndaj Napolit në detaje dhe kemi nxjerrë konkluzionet tona. Ndaj Freiburgut ishim të përqendruar përgjatë të gjithë takimit. Edhe kur ishim në avantazh 2-0 apo 3-0 nuk e ulëm ritmin.
Jam i kënaqur me presionin e ushtruar nga skuadra”, ka thënë ai. Klopp mendon se fakti që ndeshja do të luhet në Dortmund është një avantazh i madh për skuadrën e tij, që kërkon kthesën edhe në Evropë.
“Të martën është një sfidë e rëndësishme, por do të luajmë në shtëpi dhe mendoj që ky është një avantazh i madh për ne”, ka theksuar trajneri gjerman.
Borussia Dortmund është në kërkim të fitores së parë në grupin F, teksa këtë mesjavë pret Olimpik Marseille, e cila nuk shihet si favoritë për të kaluar grupin./veqsport





