Shqiptarëve nuk u mungon as fantazia dhe as vullneti për të bërë prapësira.
Një i çmendur ka provuar të kalojë mes për mes lumit të Lanës me një makinë fuoristradë 4x4, ndërsa një mik i tij e ka regjistruar këtë me telefon.
Edhe pse makina duket që nuk është në një gjendje të mirë, djaloshi arrin të kalojë në anën tjetër të rrugës.





