Gra të ndryshme nga Tunizia po udhëtojnë drejt Sirisë për të bërë seks me luftëtarët islamikë në të ashtuquajturin “xhihadi seksual”.
Një ministër i qeverisë tuniziane u tha anëtarëve të parlamentit të këtij vendi se gratë shkojnë në Siri për të bërë seks me 20, 30 deri në 100 burra, përpara se të kthehen shtatzënë në Tunizi.
Ministri i Brendshëm, Lutfi ben Jeddou nuk e përcaktoi megjithatë numrin e grave që janë kthyer shtatzëna pas “xhihadit seksual”.
“Pas marrëdhënieve seksuale që i bëjnë në emër të “jihad al- nikah” (lufta e shenjtë seksuale), ato kthehen shtatzëna në vendin tonë”, tha ai.
Disa salafistë myslimanë të linjës së ashpër e pranojnë seksin jashtëmartesor në kuadër të “luftës së shenjtë seksuale”.
France24 raporton se janë qindra gra që shkojnë në një “betejë” të tillë.
Jeddou megjithatë tha se që kur mori detyrën në mars, ka parandaluar rreth 6 mijë të rinj që të shkojnë në Siri.
Në internet ka nisur të qarkullojë edhe videoja e një vajze 17 vjeç, Rahmah, e cila u zhduk nga shtëpia, por më vonë u mësua se kishte shkuar në Siri për të kryer xhihadin seksual.
Prindërit e saj thonë se asaj i kanë bërë lavazh truri.
Po ashtu në internet qarkullon një thirrje nga një sheik, që kërkon nga gratë myslimane që të angazhohen në xhihadin seksual.
Gazetat në Tunizi raportojnë për rastin e një burri të ri, që divorcoi të shoqen dhe të dy u nisën për në Siri një muaj më parë. Ai deklaroi se do e lejonte atë që të angazhohej në xhihad seksual me muxhahedinët.
/Shekulli Online/ E.L/