Lubonja: Udhëheqësit e UÇK-së luftuan për pushtet. Kosova është një banditokraci

Publicisti Fatos Lubonja, ka lëshuar sërish akuza ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Duke folur në emisionin “Puls” në KTV, Lubonja tha se udhëheqësit e UÇK-së e bënë luftën për pushtet.
Lubonja shkon edhe më tej kur thotë se Kosova është vend i banditëve, madje ai përdor termin ‘banditokraci’.
“Në Kosovë kemi në pushtet njerëz që kanë sakrifikuar për Kosovën, dhe që nënkupton një dashuri të madhe për Kosovën. Por si ka mundësi që po këta njerëz nuk tregojnë ndonjë dashuri për Kosovën, por vjedhin, bëjnë korrupsion”, tha Lubonja./ep

Related Posts: