Këshilla dhe shembuj nga oratoret më të mëdhenj në botë
Thënë thjesht, fjalimet e mëdha vijnë nga zërat pasionantë dhe autoritarë të së vërtetës. Për të arritur autoritetin, folësit legjendarë kanë përdorur një gamë të gjerë të veçorive retorike dhe oratorike. Disa prej këtyre tipareve janë të përveçme dhe lindin bashkë me njeriun, disa të tjerë janë të disponueshme për çdo folës publik që mund t’i përdorë ato siç duhet, pavarësisht nëse bëhet fjalë për një prezantim modest apo për një angazhim më të madh profesional. Disa prej liderëve më të mëdhenj botërore kanë qenë gjithashtu oratorët më të mëdhenj të botës. Ish-kryeministri britanik Winston Churchill na mëson se pika kyçe në një fjalim është pozicionimi i qëllimeve të folësit në një kontekst më të gjerë se zakonisht. Ndërsa ish-presidenti amerikan, Ronald Reagan i cilësuar si “Komunikuesi i Madh”. Ai u mëson të gjithë atyre që aspirojnë të marrin përsipër funksione lidershipi leksionin se si të jenë të dashur, por të dimë të ruajmë autoritetin që i duhet një lideri. Lideri revolucionar, Marthin Luther King dinte të fitonte zemrën e publikut në çdo rast duke përdorur fjalët më të thjeshta në një kontekst hyjnor e në çdo rast duke theksuar traditën. Ish-presidenti amerikan Franklin Roosevelt përdorte në fjalimet e tij strukturimin e frazës në mënyrë strategjike, ndërkohë që një ish-president tjetër amerikan shumë i dashur për publikun, John F. Kennedy luante me imazhin e tij. Edhe nëse fjalimet e tij mbahen mend më shumë për përmbajtjen ai kishte një paraqitje të jashtme që stimulonte simpatinë e njerëzve. Edhe pse një prej emrave që ngjall më shumë tmerr në shekullin e 20-të aftësitë oratorike të Hitlerit s’mund të mohohen asnjëherë. Aftësia e tij për të kombinuar pasionin me autoritetin kanë bërë që turma me miliona njerëz të ndjekin nga pas pushtetin dhe ideologjinë e tij.
John F. Kennedy
” … le të ecim përpara dhe të udhëheqim vendin që duam, duke kërkuar bekimin e Tij, ndihmën e Tij, por duke ditur që këtu në Tokë, puna e Zotit duhet të jetë realisht e jona”.
Kennedy ishte një folës i mirë në publik, por fjalimet e tij mbahen mend më shumë për përmbajtjen e tyre. Në vitin 1960 ai debatoi me Richard Nixon, debati i parë presidencial i transmetuar në televizion. Nëse fjalimi dëgjohej në radio krijohej ideja se Nixon kishte fituar. Por po të shihej në televizor dukej sikur ishte Kennedy ai që kishte fituar, për shkak të rëndësisë që ai i jepte paraqitjes dhe qëndrimit.
Winston Churchill
“Le të shtrëngojmë fort detyrimet tona, dhe të vazhdojmë të qëndrojmë të tillë, në mënyrë që nëse Perandoria Britanike zgjat për një mijë vjet të tjerët të thonë në çdo moment, “Kjo ishte periudha më e mirë e tyre”.
Si kryeministër i Anglisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, Churchill i mbante fjalimet e tij më elektrizuese nëpërmjet radios. Taktika e tij e preferuar, të cilën e përdorte vazhdimisht ishte apeli që bënte duke përdorur historinë. Ai kalonte javë të tëra duke u dhënë atyre formë nëpërmjet saktësisë retorike, e cila virtualisht është zhdukur në ditët e sotme.
Martin Luther King, Jr.
” … ne nuk jemi të kënaqur, dhe nuk do të jemi të kënaqur derisa drejtësia të fillojë të lëvizë ujërat dhe drejtësinë në rrjedhën e tyre të duhur”.
Nëse fliste në një katedër apo në një podium, Martin Luther King gjithnjë predikonte dhe hipnotizonte, duke injektuar fjalët më të zakonshme me një origjinë spirituale. Gjithashtu ai përdorte aluzione lehtësisht të njohura duke bashkangjitur idetë e tija të reja e radikale me ato të vjetrat e të stabilizuarat duke u dhënë kështu atyre prestigj e autoritet të pamohueshëm.
Adolf Hitler
Tmerri që shoqëron emrin dhe ideologjitë e Hitlerit nuk e pengon atë të jetë një mjeshtër i lindur në oratori. Asgjë nuk ka kontribuar më shumë në lavdinë e tij sesa aftësitë e tij oratorike. Fjalët që nxirrte nga goja gjatë fjalimeve ngjanin më shumë sa kallëpe dinamiti, ato bindin miliona vetë të ecnin pas tij dhe kauzës së tij. Si rezultat, ai konsiderohet si shumë studiues si një prej folësve më të mëdhenj në publik të shekullit të 20-të. Është pikërisht përzierja e pasionit me autoritetin ajo që e bënte Hitlerin të ndizte turmën.
Ronald Reagan
“Ne nuk do t’i harrojmë kurrë atë e as herën e fundit, të cilën i pamë ata, këtë mëngjes, ndërsa ata përgatiteshin për udhëtim, ndërsa përshëndetën me dorë dhe “rrëshqitën përtej kufirit të zymtë të tokës” për “të prekur fytyrën e Zotit”
Reagan fitoi epitetin “Komunikues i Madh” për shkak të efikasitetit çarmatosës të tonit të zërit. Ai i tërhiqte dëgjuesit dhe u fitonte zemrat me stilin e tij personal dhe të ngrohtë që ngjante bisedor e atësor, informal por autoritar dhe gjithmonë vigjilent ndaj qëllimeve të tij.
Franklin D. Roosevelt
“… Amerika u sulmua papritur dhe me qëllim nga forcat e Perandorisë së Japonisë… Shtetet e Bashkuara ishin në paqe… forcat japoneze sulmuan Hong Kongun, forcat japoneze sulmuan Guamin, forcat japoneze sulmuan ishujt Filipine…”
12 vitet e Roosevelt-it në detyrë si President i SHBA përkuan me disa prej kohëve më të trazuara të vendit, duke i dhënë atij më së shumë se një rast për të mbajtur një fjalim të madh. Në rastin e “Pearl Harbour” ai e portretizon Japoninë si një agresor i paprecedent duke vënë në punë formën pasive dhe aktive të foljeve.