
Futbollisti me pasaportë belge mund ta vazhdojë kontratën me klubin nga Old Traffordi, edhe pse së fundmi flitet se mund t’i bashkohet rivalit Manchester City. “Adnan është i vendosur të qëndrojë, por ka disa influenca përreth. Ne presim shumë nga ai, Adnani është lojtar i Manchester Unitedit dhe jam i sigurt se do të vazhdojë të jetë.
Ne mendojmë se ky është vendi më i mirë për t’u zhvilluar dhe t’u jepet mundësi lojtarëve të rinj. Mendojmë se e bëjmë këtë më mirë se kushdo”, theksoi menaxheri i Unitedit. “Është pjesë e vendosmërisë sime që t’i promovoj lojtarët e rinj dhe Adnani është promovuar tashmë.
Hapi tjetër është që të bëhet pjesë e rregullt e ekipit të parë”, përfundoi ish trajneri i Evertonit. /Fish Media/





