
Tash, të riut shqiptar i janë vështirësuar punët rreth imigracionit të tij dhe rrezikon të rikthehet në vendlindjen e tij. Por, 28 vjeçari portugez ka kërkuar nga gjykata e Miamit që ta fal Gjokën. Ja letra e yllit të Real Madridit, drejtuar prokurorisë së Miamit: “E kuptoj pozicionin tuaj dhe rëndësinë për t’i respektuar rregullat dhe ligjin.
Mirëpo, kërkoj nga ju që ta rishqyrtoni vendimin tuaj rreth dy akuzave penale për këtë djalosh. Tani e kam kuptuar se ai është i vetëdijshëm me gabimin që e ka bërë dhe rëndësinë e sigurisë.
Unë nuk dua ta shoh atë që të përballet me dënime penale për gabimin që e ka bërë”, ka shkruar Ronaldo. Me të vërtetë, Ronaldo, përpos që është lojtar i madh, është edhe një njeri mjaft human. /Fish Media/