Ibrahimovic: Është e vështirë të jesh 100% çdo ndeshje

Sulmuesi i PSG, Zlatan Ibrahimovic ka thënë se rotacioni në skuadër është i domosdoshëm. Ai shtoi se asnjë lojtar nuk mund të jetë i përgaditur 100 përqind çdo ndeshje. 

''Në kemi shumë ndeshje, një për çdo tre ditë dhe kjo është e vështirë që të jemi 100 përqind çdo ndeshje'', u shpreh suedezi. 

''Por ne po përgatitemi shumë mirë dhe menaxheri mban ekuilibrin e duhur në mes trajnimit dhe ndeshjes'', tha Ibrahimovic./veqsport