Hulk i lumtur te Zeniti

Sulmuesi i Përfaqësueses së Brazilit, Hulk, ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e Zenitit në fund të këtij viti.

Hulk ka thënë se është i lumtur te Zeniti dhe dëshiron ta respektojë kontratën e tij që skadon në vitin 2017.

Ai te Zeniti u transferua në verën e vitit të shkuar nga skuadra e Portos për një dëmshpërblim prej 45 milionë eurosh.

"Po ndihem shumë mirë te Zeniti dhe nuk kam asnjë arsye për t'u larguar. Është e vërtetë se kam oferta të shumta, por dua që ta respektoj kontratën.

Jam në formë të mirë dhe dua ta ndihmoj ekipin ta fitojë titullin e kampionit", është deklaruar Hulk./veqsport

Related Posts: