Studimet e fundit amerikane kanë nxjerrë në pah një shkallë të lartë të vdekjeve në mesin e grave nën 50 vjeç, të cilat shmangin mamogramet.
Rezultatet tregojnë rëndësinë e bërjes së mamogrameve të rregullta, veçanërisht për gratë e reja, thotë studiuesja, Dr. Blake Cady, profesoreshë në Harvard Medical School dhe kirurge në Massachusetts General Hospital në Boston.
“Do t’u propozoja grave që të fillojnë skanimet që në moshën 40-vjeçe”, ka thënë Candy , ecila shton se të rejat kanë tumore më agresive dhe që rriten më shpejt.
Siç mëson portali Mjeku.Net, studiuesit kanë analizuar më shumë se 600 raste të vdekjeve nga kanceri i gjirit dhe kanë përcjellë kohën e realizimit të mamogrameve dhe detajet tjera të lidhura me to.
Rreth 71 për qind të vdekjeve kishin ndodhur te gratë që nuk janë skanuar, shumica e të cilave të reja, tregon Candy. Gjysma e të gjitha vdekjeve nga kanceri i gjirit ishin te gratë nën moshën 50 vjeçe, derisa vetëm 13 për qind e të vdekurave nga kjo sëmundje ishin 70 vjeçe ose më lartë. Vetëm në SHBA mbi 40 mijë gra në vit vdesin nga kanceri i gjirit.
Shoqata Amerikane e Kancerit dhe organizata të tjera rekomandojnë gratë me rrezik mesatar të fillojnë skanimet që nga mosha 40 vjeçe.
Studimi është botuar më 9 shtator në revistën shkencore Cancer./mjeku/