Gjykata Supreme ka shpallur te pafajshem Fatmir Limajt dhe bashkeluftetaret e tij ne rastin e njohur si "Klecka".

Nga Flori Bruqi

description

Pas lajmit për lirimin e Fatmir Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tjerë, Malisheva ishte në festë. Po ashtu edhe banorët e Prizrenit, pritën ngrohtë Nexhmi Krasniqin, Drejtor i Policisë në Prizrenit. Qytetarët shprehen të kënaqur që më në fund drejtësia triumfoj dhe ish luftëtarët e UÇK-së, u kthyen pranë të dashurve të tyre. Festë kishte edhe në selinë e “Iniciativës Qytetare” në këtë komunë. Kryetari i kësaj iniciative, Ragip Begaj, thotë se Malisheva, sot për të tretën herë po kremton fitoren e së vërtetës, mbi luftën e pastër të UÇK-së, transmeton RTK. Atmosferë festive mbretëroi edhe në qytetin e Prizrenit, ku qytetarë të shumtë kishin dalë të presin Nexhmi Krasniqin, drejtorin e policisë rajonale të Prizrenit, i cili ishte përballur me drejtësinë për rastin e shumëpërfolur “Kleçka”, bashkë me Fatmir Limajn dhe bashkëluftëtarët tjerë.

description


Deputeti i kuvendit të Kosovës Fatmir Limaj dhe nëntë ish ushtarë të UCK-së, u shpallën të marten me 17.09. të pafajshëm në një proces gjyqësor tashmë të njohur “Kleçka”. Vendimi u muar nga një trup gjykues i misionit EULEX, i kryesuar nga Malkom Simons.
Prokuroria e misionit EULEX kishte akuzuar Fatmir Limajn dhe nëntë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës së vitit 1999.

Vitin e shkuar Gjykata e Qarkut në Prishtinë kishte shpallur të pafajshëm të gjithë të akuzuarit për rastin “Kleçka” dhe në të njëjtën ditë trupi gjykues kishte hedhur poshtë edhe dëshminë e Agim Zogajt, i njohur si dëshmitari "X", mbi të cilin ishte bazuar një pjesë e mirë e provave të prokurorisë. Dëshmitari X ishte gjetur më parë i vdekur në Gjermani.
Mirëpo po ashtu vitin e shkuar Gjykata Supreme e Kosovës kishte marrë vendim, që ta kthejë komplet në rigjykim rastin “Kleçka”.
Misioni EULEX në një deklaratë të shkruar për media bën të ditur se "lënda e prokurorisë mbështetej kryesisht në dëshminë e dëshmitarit të mbrojtur, Agim Zogaj, tani i ndjerë."
“Akuza në këtë rast mbështetet kryesisht mbi dëshmitë e Zogajt, i njohur edhe si Dëshmitari X. Në muajin shtator të vitit 2011 ai kreu vetëvrasje në Gjermani. Për një kohë ai kishte mbajtur ditar, ku kishte shënuar ngjarjet e përfshira në akuzë.
"Trupi gjykues vendosi që dëshmia e tij lidhur me disa çështje të rëndësishme në fjalë, veçanërisht identiteti i personave, për të cilët ai pohon se i kanë kryer veprat, që u ngarkohen, nuk është vërtetuar me dëshmi të besueshme dhe të pavarura dhe ishte në fakt në mospërputhje dhe e kundërshtuar nga dëshmitë tjera."
"Në përgjithësi trupi gjykues vlerësoi se në aspektet e rëndësishme materiale dëshmia e Agim Zogaj ishte tërësisht e pabesueshme dhe se do të ishte e pasigurt që të bazoheshin në të për t'i dënuar të pandehurit për veprat nga aktakuza."

Deputeti Fatmir Limaj menjëherë pas lirimit tha para mediave:
“Shpreh mirënjohje dhe falënderim ndaj të gjithë atyre qytetarëve, të cilët kanë pasur besim në fjalët tona, kanë pasur besim në luftën tonë çlirimtare, kanë pasur besim në drejtësinë tonë dhe në atë, që kemi thënë! Pas një procesi të gjatë shterrues trupit gjykues i shpreh mirënjohje, që mbi bazën e provave dhe fakteve erdhi deri te verdikti, që shpalli të pafajshëm gjithë bashkëluftëtarët dhe mua”, tha Fatmir Limaj.

Ndryshe në nëntor të vitit 2005 Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për krime lufte e shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn, i njohur me emrin e luftës, si komandant Çeliku.
Me rastin e lirimit të Fatmir Limajt është deklaruar nëpërmjet një reagimi edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës nga EULEX-i, Jonathan Ratel.  Në reagim ndaj vendimit të rastit Kleçka, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës nga EULEX-i, Jonathan Ratel tha:

"Prokuroria e pranon aktgjykimin e sotëm të gjykatës. Gjykata e ka dhënë vendimin e saj në këtë ndjekje shumë të vështirë dhe të gjatë. Ne e respektojmë vendimin e gjykatës. Ne e dinim që nga fillimi se kjo do të jetë një ndjekje e vështirë. Megjithatë, drejtësia kërkon që edhe ndjekjet e vështira penale të shkojnë përpara, në fakt ajo e kërkon atë. Ne do ta shqyrtojë aktgjykimin me kujdes dhe do t’i marrin parasysh të drejtat tona për tu ankuar. Në fund do të doja të konstatoj se ky rast nuk ishte asnjëherë një ndjekje e UÇK-së, ajo ishte një ndjekje e individëve të caktuar".





Pesë ish-luftëtarët e akuzuar për abuzimin e serbëve dhe të burgosurve shqiptarë në burgun e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kleçkë, insistuan se janë të pafajshëm ndaj akuzave për krime lufte.


Të martën, në deklaratat e tyre përmbyllëse në rastin e profilit të lartë të Kleçkës, avokatët mbrojtës të pesë të akuzuarve, të cilët po gjykohen së bashku me pesë persona të tjerë, duke përfshirë ish-komandantin e UÇK-së dhe deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj, thanë se ishin të pafajshëm.

Avokatët e Arben Krasniqit, Naser Krasniqit, Nexhmi Krasniqit, Behlul Limajt dhe Naser Shalës i kërkuan gjykatës që t’i lirojë ata nga të gjitha akuzat për abuzim të civilëve serbë dhe shqiptarë dhe të burgosurve serbë të luftës në Kleçkë gjatë konfliktit të viteve 1998-99 në Kosovë.

"Arbeni ishte i plagosur dhe pa ndjenja në spital ... si ishte e mundur që ai të shërbente në burgun e Kleçkës?" tha Fehmie Gashi- Bytyçi, avokate e Arben Krasniqit, në deklaratën e saj përfundimtare.

Civilë shqiptarë të dyshuar për bashkëpunim me regjimin serb, civilë serbë dhe policë serbë dhe personel ushtarak të arrestuar dyshohet se janë mbajtur në Kleçkë, e cila, sipas aktakuzës, gjithashtu ka shërbyer si qendër paraburgimi për ushtarët e hetuar të UÇK-së apo të dënuarit për vepra disiplinore.

Javën e kaluar prokuroria bëri deklaratën e saj përmbyllëse, e cila kryesisht u bazua në ditarin dhe deklaratat e dëshmitarit kryesor të rastit, Agim Zogaj, i njohur si "Dëshmitari X". Zogaj ishte rojë në burgun e Kleçkës, por ishte gjetur i vdekur në një park në Gjermani, në shtator të vitit 2011.

Megjithatë, avokatët mbrojtës hodhën dyshime mbi besueshmërinë e dëshmitarit X.

"Deklaratat e tij janë të rreme dhe të pavërteta dhe si të tilla nuk janë të besueshme. Dëshmia e dëshmitarit X duhet të vlerësohet si e papranueshme", ka thënë Mahmut Halimi, avokat i Nexhmi Krasniqit.

Ndërkohë, Bajram Tmava, avokat i Naser Shalës, vuri në pikëpyetje kredibilitetin e ekspertëve të ftuar si dëshmitarë, duke cituar një grafolog, i cili ka analizuar ditarët e dëshmitarit X.

"Edhe grafologu ka thënë: "Është e mundur që ditarët janë shkruar nga dikush tjetër", tha Tmava.

Limaj fillimisht ishte liruar nga aktakuza në maj të vitit të kaluar, por prokuroria ia kishte dalë me sukses ta dërgonte rastin në rigjykim.

Ish-komandanti i shndërruar në politikan sërish i ka mohuar akuzat.

Skeda:Logo 100 vjet-pavaresi.jpg

Gjykata Supreme ka shpallur te pafajshem Fatmir Limajt dhe bashkeluftetaret e tij ne rastin e njohur si "Klecka".

Avokati i Limajt, Tome Gashi, tha se Gjykata nuk arriti te gjeje as edhe nje fakt te vetem qe deshmon per fajesine e klientit te tij. 

Limaj dhe te tjeret ishin shpallur te pafajshem edhe nje vit me pare, por Prokurori apeloi vendimin e Gjykates. 

 Jashte Kinemase ABC1, ku edhe u mbajt gjykimi per Rastin Klecka, jane mbledhur shume njerez dhe po festojne per lirimin e drejtuesve te njohur te luftes se UCK`se.


Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, urojnë komandantin e Zonës Operative  të Pashtrikut, Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarët e tjerë për lirimin e tyre.


“Pas fitores në luftë dhe fitores në Hagë, dita e sotme do të shënohet si ditë e fitores kundër persekutimit dhe luftës psikologjike që po bëhet kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftëtarëve të saj. Në shfrytëzojmë këtë rast të gëzuar, që të urojmë për këtë fitore të madhe, familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së UÇK-së, si dhe tërë popullin shqiptar, i cili me ankth po përcjell çdo proces të montuar e të gatuar nga Beogradi, me qëllim të njollosjes së vlerave të shenjta të luftës sonë çlirimtare”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK-së. Sipas tyre procesi në rastin “Kleçka”, jep një mesazh të qartë se nuk ka forcë që e njollos luftën e drejtë të popullit për liri dhe se nuk ka forcë që mund të barazojë viktimën dhe agresorin. 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përshëndet vendimin për shpalljen të pafajshëm të komandantit të UÇK-së, Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarëve të tij.  

Thaçi thekson se me këtë proces gjyqësor u dëshmua edhe një herë pastërtia e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës, që nga fillimi i këtij procesi ndaj komandantit Fatmir Limaj dhe pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së ka besuar fuqishëm në pafajësinë e tyre dhe në drejtësinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – thuhet në deklaratën e kryeministrit Hashim Thaçi. 


Lexoni:

http://floripress.blogspot.com/2012/11/fatmir-limaj-paraqitet-ne-eulex-pas.html

http://floripress.blogspot.com/2013/02/skandaloze-gjenerali-madhor-i-uck-se.html

http://floripress.blogspot.com/2012/12/fatmir-limaj-dhe-gjenerata-e.html

http://floripress.blogspot.com/2012/11/turpi-i-shtetit-te-kosoves-brire-nuk-ka.html

http://floripress.blogspot.com/2013/02/urime-te-shumta-per-ditelindjen-e-limajt.html

http://floripress.blogspot.com/2013/02/skandaloze-gjenerali-madhor-i-uck-se.html

http://floripress.blogspot.com/2012/12/per-hetimet-kunder-plakushes-carla-del.html

http://floripress.blogspot.com/2013/07/te-gjitha-proceset-gjyqesore-ku-ishin.html







7/28/13

Të gjitha proceset gjyqësore ku ishin përfshirë ish- ushtarët e UÇK’së, deri më sot i ka trajtuar prokurori italian Maurizio Salustro.


Sa herë lindin dyshime se ndonjë ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka kryer krime gjatë luftës në Kosovë, aty është edhe prokurori Maurizio Salustro.

Ai është zyrtari i vetëm i misionit të EULEX’it nëpër duart e të cilit kalojnë gjitha këto raste. Duke u nisur nga viti 2003 e deri më sot, janë plot tetë raste të tilla me të cilat është marrë dhe po merret prokurori Salustro. Disa ka arritur t’i dënojë e disa janë në proces gjyqësor.
Rasti i parë ishte ai i grupit të Llapit. Hetimet e para për ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Llapit kanë filluar në vitin 2001. Gjykimi pati filluar në vitin 2002, derisa aktgjykimi qe shpallur nga drejtësia e UNMIK’ut në korrik të vitit 2003. Asokohe, Latif Gashi, Rrustem Mustafa, Nazif Mehmeti si dhe tashmë i ndjeri Naim Kadriu qenë dënuar me gjithsej 45 vjet heqje lirie. Ky i fundit ka vdekur në një aksident komunikacioni.

Rasti i njëjtë u kthye në rigjykim për tri herë me radhë. Dy herët e para prokuror ishte Maurizio Salustro, derisa në rastin e tretë dhe të fundit prokuror ishte Charles Hardway i cili i dënoi ata me 13 vjet burg.

Salustros iu besua edhe rasti i “Kleçkës”. Në mesin e 10 ish-ushtarëve të UÇK’së për të cilët është ngritur aktakuzë në vitin 2011 është edhe deputeti Fatmir Limaj, i cili akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës.
Pas shumë proceseve gjyqësore, Fatmir Limaj Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi, Naser Shala, Sabit Shala, Refi Mazreku, Arben Krasniqi, Shaban Shalë, Behlul Limaj dhe Besim Shurdhajt të gjitha ish-ushtarë. Por edhe ky rast u kthye në rigjykim në dhjetor të vitit të kaluar dhe vendimi pritet të merret në shtator të këtij viti. I njëjti prokuror në vitin 2010 ka ngritur aktakuzë edhe kundër Sabit Gecit njërit prej ish-komandantëve të UÇK-së dhe Riza Alijajn, që të dy nën akuzën e njëjtë, për krime lufte në fshatin lufte në Ponoshec të Gjakovës. Një rast tjetër me po të njëjtat motive, krime të luftës gjatë vitit 1999 është edhe ai i vëllezërve Geci nga fshati Llaushë të Drenicës, me të cilin po merret Salustro.



Të arrestuar në nëntor të vitit të kaluar Rrustem, Hetem dhe Sabit Geci po vazhdojnë të gjykohen në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë.
E po i njëjti prokuror, është marrë me tri rastet e të vetëquajturit agjenti i SHIK-ut, Nazim Bllaca, i cili ishte dëshmitar bashkëpunues i EULEX në dy raste “Bllaca 1” dhe “Bllaca 2”, derisa u dënua javë më parë me 4 vite e 5 muaj burg.


Në dy rastet Salustro ka arritur t’i dënojë me 18 vjet burg Fahredin Gashin dhe me gjithsej 54 vjet dënim, pesë të pandehurit Shpresim Uka, Bekim Syla, Driton Hajdari, Sadik Abazi dhe Shaban Syla. Derisa në “Bllaca 3” në të cilin Nazim Bllaca e ka pranuar se e ka vrarë Ibush Kllokoqin, prokurori ka kërkuar dënim minimal për të, për shkak të statusit që Bllaca kishte në dy rastet e para. Si rezultat a u dënua më pak se pesë vite.



Megjithëse arrestimet dhe vendosmëria e Salustros për t’u marrë me ish- ushtarët e ish-komandantët e UÇK’së, nuk përfundon këtu. Së fundmi ai dha urdhër për arrestimin e shtatë ish-ushtarëve e komandantëve të zonës së Drenicës, i njohur si “Grupi i Drenicës”. Në mesin e të arrestuarve është Ambasadori i Kosovës në Shqipëri Sylejman Selimit dhe ish- Komandantit të Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku. Të dyshuar të tjerë janë edhe ish- komandanti i brigadës 111, Jahir Demaku, vëllau i tij Zeqir Demaku, Sahit Jashari, Avni Zabeli dhe Hysni Thaçi.
Selimi akuzohet për shtatë vepra penale, Lushtaku me tri vepra penale, ndërsa Sahit Jashari me tetë vepra penale. Sipas pretendimeve të Salustros ish- pjesëtarët e UÇK’së dyshohen për krime lufte kundër popullsisë civile në formën e dhunimit të integritetit trupor dhe shëndetit të civilëve të mbajtur në qendrën e ndalimit të UÇK’së në Likovc (komuna e Skenderajt). Derisa Sami Lushtaku dyshohet për vrasjen e një civili. Hetimet për këtë rast, janë në fazën fillestare.
EULEX: Salustro është shefi

E për krejt këto EULEX ka një shpjegim të thjeshtë. Sipas tyre Salustro përcaktohet për ndjekjen e të gjitha rasteve të dyshuara për krime të luftës, për arsye se ai është Shef i Departamentit për Krime të Luftës në Prokurorinë Speciale të Kosovës."Maurizio Salustro është Shef i Departamentit për Krime të Luftës në Prokurorinë Speciale të Kosovës”, ishte përgjigja e vetme që zyra e informimit në EULEX dha për Express. Derisa preferojnë të mos flasin më shumë për biografinë e këtij prokurori. Express ka pritur plot dy javë nga EULEX për një biografi të Salustros, përfshirë edhe punën e tij si prokuror në shtetin italian. Përgjigja e tyre e vetme ishte që ky mision nuk ka një biografi të tij.
I lindur në Romë me 18 korrik të vitit 1955, Maurizio Salustro thuhet se në Itali është marrë me suksesshëm me krime të rënda, duke përfshirë këtu edhe mafinë e atij shteti. Fillimisht si gjyqtar në mandatin e UNMIK’ut Salustro erdhi në Kosovë menjëherë pas përfundimit të luftës.