Gjithçka mbi lotarinë amerikane, si të aplikoni për të qenë fitues

Departamenti Amerikan i Shtetit ka lajmëruar se Lotaria Amerikane do të vazhdojë edhe këtë vit. Sipas DASH regjistrimi elektronik për Programin e DV-2015 do të fillojë të martën, më 1 tetor 201\3 në 12:00 në mesditë, Ora Ditore Lindore (GMT-4), dhe do të përfundojë të shtunën, më 2 nëntor 2013 në 12:00 në mesditë. Gazeta “Tirana Observer” publikon sot udhëzimet e Departamentit Amerikan të Shtetit për të gjithë ata që duan të aplikojnë. Për çdo person që kërkon informacion më të zgjeruar mund të klikojë në adresën e ambasadës amerikane në Tiranë në këtë link http://albanian.tirana.usembassy.gov/dv.html


Kujdes nga mashtrimi
Mesazhe mashtrimi që i dërgohen fituesve: Nëse ju keni marrë një postë elektronike (e-mail) që ju njofton se aplikimi juaj për programin e Lotarisë Amerikane ishte fitues dhe në mënyrë që të vazhdoni me aplikimin tuaj ju duhet të dërgoni një shumë të hollash (para) në emër të një personi, ju jeni viktimë e një mashtrimi. Vitet e shkuara, aplikantët fitues njoftoheshin nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK) me anë të postës, JO me e-mail dhe të përzgjedhurve u jepeshin udhëzimet se si të vazhdonin në hapat e mëtejshëm të procesit.  QKK-ja nuk ju kërkon juve t’u dërgoni para (të holla) atyre, apo ndonjë Ambasade tjetër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SH.B.A.) me postë apo nëpërmjet shërbimeve si Western Union.
Për ata që kanë aplikuar për DV-2015, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entry Status Check), i cili do të jetë në përdorim duke filluar nga data 1 maj 2014, në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Aplikimi Elektronik për Vizat e Shumëllojshmërisë”. Kjo është e vetmja mënyrë me të cilën ju do të merrni njoftim të statusit të aplikimit tuaj.  Nëse ju merrni një njoftim me anë të postës elektronike apo me postë rreth përzgjedhjes suaj në lotarinë E-DV, duhet të dini që ky njoftim nuk është i ligjshëm.  Vetëm pasi ju të jeni përzgjedhur, pasi t’u jeni përgjigjur udhëzimeve të njoftimit të mundësuar për ju nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit, si dhe pasi të ketë filluar procesimi i rastit tuaj, vetëm atëherë ju mund të merrni në vazhdim e-maile komunikimi nga QKK-ja që ju njofton juve të shikoni Kontrollin e Statusit të Aplikimit për informacione të reja rreth aplikimit tuaj.  QKK-ja nuk do t’ju kërkojë juve t’u dërgoni para atyre, kësaj Ambasade, apo ndonjë Ambasade tjetër të SH.B.A.-së me postë, apo shërbime të tilla si Western Union.  Nëse ju merrni një e-mail që ju duket të jetë një njoftim mashtrimi me Lotarinë DV, ne ju kërkojmë që ju ta dërgoni atë e-mail në adresën tonë të postës elektronike TiranaUSConsulate@state.gov.

Adresat Mashtruese të Internetit: Disa adresa interneti mund të tentojnë t’ju çorientojnë duke ju bërë të mendoni që ato janë adresat zyrtare të internetit për Lotarinë e Vizave të Shumëllojshmërisë.  Ato mund të tentojnë t’ju kërkojnë të paguani për shërbime si formulari dhe informacionet, të cilat janë falas në adresat e internetit të Departamentit të Shtetit dhe të Ambasadave.  Disa shoqëri kërkojnë pagesa për të plotësuar formularin e aplikimit për Lotarinë e Vizave të Shumëllojshmërisë.  Nuk ka asnjë pagesë për të plotësuar formularin e aplikimit elektronik për Vizën e Shumëllojshmërisë. Fituesit do të njoftohen VETËM nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit duke filluar nga data 1 maj 2014, në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Aplikimi Elektronik për Vizat e Shumëllojshmërisë” dhe nuk është e nevojshme përdorimi i ndihmësve për të aplikuar për Vizën e Lotarisë.
Për ata që kanë aplikuar për DV-2015, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit, i cili do të jetë në përdorim duke filluar nga data 1 maj 2014, në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Aplikimi Elektronik për Vizat e Shumëllojshmërisë”.
Mbani mend, vetëm aplikantët e përzgjedhur njoftohen nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK). Asnjë organizatë tjetër apo kompani private nuk është e autorizuar nga Departamenti i Shtetit për të njoftuar aplikatët e DV-së për përzgjedhjen e aplikimit të tyre si fitues, apo të hapave të mëtejshëm në procesimin e aplikimit për vizë.

Kriteret Kualifikuese mbi Arsimimin dhe Punësimin
Të gjithë aplikantët e lotarisë së Vizave të Shumëllojshmërisë (DV) këshillohen të shqyrtojnë udhëzimet mbi kriteret e kualifikimit të arsimimit dhe punësimit para se të aplikojnë.  Aplikanti kryesor (ai që është përzgjedhur në bazë të numrit të aplikimit) duhet të ketë arsimim apo punësim të kualifikueshëm me qëllim që të kualifikohet për një vizë të programit të lotarisë së DV-së.

Arsimimi: Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë që është ekuivalent me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane (4 vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithshëm).  Jo të gjitha diplomat e shkollës së mesme në Shqipëri kualifikohen për programin.  Diplomat e shkollës së mesme me kohë të pjesshme – pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose ato me korrespondencë, përfshirë programet pesë vjeçare ose programet e gjata (me kohë të pjesshme, pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose me korrespondencë) nuk kualifikohen për programin e lotarisë.  Për më tepër, diplomat e shkollave të mesme profesionale rrallëherë kualifikohen për lotarinë.  Edhe nëse ju keni mbaruar një pjesë të shkollës së mesme në sistemin me shkëputje nga puna dhe pjesën tjetër në sistemin me kohë të plotë, kjo diplomë nuk kualifikohet për programin e lotarisë.

Diplomat universitare kualifikohen për programin e lotarisë së DV-së.

Punësimi: Aplikantët që nuk përmbushin kriterin e arsimimit, duhet të përmbushin kriterin e përvojës në punë për dy vjet në një profesion që kërkon të paktën dy vjet trajnim apo përvojë brenda një periudhe pesëvjeçare menjëherë para aplikimit.  Vetëm disa profesione specifike kualifikohen për programin e Vizave të Shumëllojshmërisë.
Për tu kualifikuar për një vizë të lotarisë mbi bazën e eksperiencës së punës, ju duhet të keni brenda pesë viteve të fundit dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë  Pune  4 ose 5, e klasifikuar në Përgatitjen Profesionale Specifike (SVP) të vlerës 7.0 ose më lart. Profesionet kualifikuese të DV-së janë të renditura në Bazën e të dhënave të Departamentit të Punës O*Net Online Database.

****

Pyetje përgjigje
1. Cilat janё kërkesat pёr arsim ose eksperiencë pune?
Ligji dhe rregullat e Emigracionit të Shteteve të Bashkuara kërkojnë që çdo aplikant duhet të ketë të paktën një arsim të shkollës së mesme ose ekuivalentin e saj, ose brenda pesë viteve të fundit të ketë dy vjet përvojë pune në një profesion që kërkon përvojë ose trajnim të paktën dy vjet. Një “arsimim i shkollës së mesme ose ekuivalente” përkufizohet si përfundimi me sukses i një kursi dymbëdhjetëvjeçar fillor dhe të mesëm në Shtetet e Bashkuara OSE përfundimin e suksesshëm në një vend tjetër të një kursi edukimi zyrtar të krahasueshëm me filloren dhe të mesmen të një shkolle në arsimin e mesëm në Shtetet e Bashkuara. Vetëm kurset zyrtare të studimit e përmbushin këtë kërkesë, kurset e korrespondencës ose certifikata të ngjashme (të tilla si me kohë të pjesshme G.E.D.) nuk janë të pranueshme. Prova të dokumentuara të edukimit ose përvojës së punës duhet t’i prezantohen zyrtarit konsullor në kohën e intervistës për vizë.
2. Cilat profesione kualifikohen pёr programin e DV- ё
Për të përcaktuar të drejtën ligjore bazuar në përvojën e punës, do të përdoren përkufizimet e publikuara në bazën e të dhënave të Departamentit të Punës (DOL) O* Net OnLine Database. O*Net OnLine Database grupon përvojën e punës në pesë “zona të punës”. Edhe pse shumë profesione janë të shënuara në faqen e internetit të Departamentit të Punës (DOL), vetëm disa profesione specifike të caktuara kualifikohen për programin e DV-së. Për t’u kualifikuar për një DV në bazë të përvojës suaj në punë, ju duhet të keni brenda pesë viteve të fundit dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë Pune 4 ose 5, e klasifikuar në një shkallë të Përgatitjes së Veçantë Profesionale (SVP) tё vlerës 7.0 ose më lart.
3. Si mund tё gjej punёt qё tё kualifikojnё pёr DV tek bazën e të dhënave të Departamentit të Punës (DOL) O*Net OnLine Database?
Pasi tё keni hyrё nё O*Net OnLine , ndiqni kёto hapa pёr tё gjetur se cilat profesione kualifikohen:
1. Nёn “Gjej Profesione”, zgjidh “Familja e Profesioneve” nga lista poshtё;
2. Kёrko sipas “Famijes sё Profesioneve”, kryeni zgjedhjen tuaj, dhe shtypni “Vazhdo”;
3. Zgjidhni lidhjen pёr profesionin tuaj specifik.
4. Zgjidhni butonin “Zona e Profesionit” pёr tё gjetur numrin e pёrcaktuar tё Zonёs sё Profesionit dhe gamёn e vlerёsimit tё Pёrgatitjes Specifike Profesionale (SVP). Pёr shembull, zgjidhni Inxhinierёt e Hapёsirёs. Nё fund tё Raportit Pёrmbledhёs pёr Inxhinierёt e Hapёsirёs, nёn seksionin e Zonёs sё Profesionit, ju do tё gjeni Zonёn e pёrcaktuar tё Profesionit 4, gama e SVP, 7.0 deri < 8.0. duke pёrdorur kёtё shembull, Inxhinierёt e Hapёsirёs ёshtё njё profesion i kualifikueshёm. Pёr mё tepёr informacion, shikoni faqen e internetit tё Vizave tё Shumёllojshmёrisё – Lista e Profesioneve.
4. A ka njё moshё minimale pёr tё aplikuar pёr programin e E-DV-sё? Nuk ka moshë minimale për të aplikuar për programin, por kërkesa për shkollim nga një shkollë e mesme ose përvojë pune për secilin aplikant primar në kohën e aplikimit do të ndikojë në skualifikimin e shumë personave që janë nën 18 vjeç.
5. Kur mund ta dorёzoj aplikimin tim?
Periudha e regjistrimit pёr aplikimin elektronik për DV-2015 do të fillojё në mesditë, Ora Ditore Lindore (GMT – 4), E martë, 1 Tetor 2013, dhe do përfundojnë në mesditë, Ora Ditore Lindore (GMT – 4) E Shtunë, 2 Nëntor 2013. Çdo vit, miliona njerëz aplikojnë për programin e lotarisë gjatë periudhës së regjistrimit. Mbajtja e periudhës së regjistrimit nё kёto data siguron që të përzgjedhurit të njoftohen brenda afatit dhe u jep kohë për t’u përgatitur si aplikantëve të vizave ashtu dhe ambasadave e konsullatave tona që të plotësojë rastet për lëshimin e vizave. Ju inkurajojmë qё të aplikoni në fillim të periudhës së regjistrimit. Kërkesat e tepërta nga fundi i periudhës së regjistrimit mund të ngadalësojnë sistemin. Asnjë aplikim nuk do të pranohet pas mesditës (EDT), e Shtunë 2 Nëntor 2013.
6. Unё jam nё SHBA. A mundem unё tё aplikoj pёr programin e DV-sё?
Po, njё aplikant mund tё jetё nё Shtetet e Bashkaura ose nё nj ё shtet tjetёr dhe aplikimi mund tё kryhet nga kudo ndodheni.
7. Mё duhet tё aplikoj vetёm njёherё gjatё periudhёs sё regjistrimit? Po, ligji lejon vetëm një aplikim nga/ose për secilin person gjatë çdo periudhe të regjistrimit. Departamenti i Shtetit përdo r teknologji të sofistikuar për të identifikuar aplikime të shumëfishta. Nëse dorëzoni më shumë se një aplikim do të skualifikoheni.
8. A mundet secili nga bashkëshortët të dorëzojë aplikim veçmas?
Po, secili nga bashkëshortët mund të dorëzojë një aplikim veçmas, nëse secili përmbush kërkesat ligjore. Në qoftë se njëri prej tyre përzgjidhet, tjetri ka të drejtë të aplikojë për statusin e personit ndjekës.
9. Cilët anëtarë të familjes duhet të përfshij unë në aplikimin tim elektronik për lotarinë?
Bashkëshortët : Ju duhet të përfshini bashkëshortin apo bashkëshorten pavarësisht faktit se ai/ajo jeton apo ka ndërmend ose jo të emigrojë në Shtetet e Bashkuara. Ju duhet të përfshini bashkëshort – in/en tuaj edhe nëse ju jeni tashmë të ndarë prej tij/saj, përveç rasteve kur jeni ligjërisht të ndarë (p.sh. ka një marrëveshje të shkruar që njihet nga një gjykatë apo një vendim gjykate). Nëse jeni ligjërisht të ndarë, ju nuk keni nevojë për të përfshirë ish – bashkëshort – in/en tuaj në aplikim, sidoqoftë ju nuk do të cënoheni nëse e përfshini atë. Nëse jeni divorcuar apo bashkëshort – i/ja juaj nuk jeton më, mos e përfshini ish – bashkëshort – in/en tuaj në aplikim. Fёmijёt : Ju duhet të përfshini të GJITHË fëmijët tuaj që janë të pamartuar dhe nën 21 vjeç në kohën e aplikimit tuaj fillestar E-DV, pavarësisht nëse janë fëmijët tuaj natyralë, fëmijët e bashkëshort-it/es tuaj (edhe pse tashmë mund të jeni i ndarë nga prindi i fëmijës), fëmijët e bashkëshort-it/es suaj, apo fëmijët që ju keni adoptuar zyrtarisht në përputhje me ligjet e vendit tuaj. Përfshini të gjithë fëmijët nën 21 vjeç në kohën e aplikimit tuaj elektronik, edhe nëse ata nuk banojnë me ju apo nuk mendoni që ata do të emigrojnë në kuadrin e programit DV. Nuk ju kërkohet të përfshini fëmijët të cilët tashmë janë shtetas Amerikanë apo Rezidentë të Përhershëm Ligjorë, sidoqoftë ju nuk do të cënoheni nëse i përfshini ata. Prindërit apo motrat/vëllezërit e të regjistruarit janë të papërshtatshëm për të përftuar statusin e personave në ngarkim, dhe nuk duhet të përfshihen në formularin tuaj. Nëse përfshini pjesëtarët e familjes në aplikimin tuaj, nuk është e domosdoshme për ta që të aplikojnë për vizë apo të udhëtojnë me ju. Megjithatë, në qoftë se ju përfshini më vonë në aplikimin tuaj për vizë një person i cili është në varësinë tuaj të ligjshme, dhe që nuk e keni përfshirë në aplikimin elektronik fillestar, rasti juaj do të skualifikohet. Kjo vlen vetëm për ata që ishin anëtarë të familjes në kohën kur është dorëzuar aplikimi origjinal, jo ata të përftuar në një dat ë të mëvonshme nga aplikimi fillestar. Bashkëshorti/ja juaj, nëse i përmbush kushtet për aplikim, ende mund të dorëzojë një formular më vete edhe pse ai/ajo është radhitur në aplikimin tuaj, për sa kohë që të dy aplikimet të përfshijnë detaje mbi të gjithë vartësit në familjen tuaj.
10. Duhet të aplikoj vetë, apo dikush tjetër mund të aplikojë për mua? Ju inkurajojmë të përgatisni dhe dorëzoni aplikimin tuaj (aplikimin elektronik fillestar), por mund të keni edhe dikë tjetër që t’ju ndihmojë të aplikoni. Pavarësisht se nga kush është bërë aplikimi fillestar për lotarinë, pra nga vetë individi, apo nga një avokat, mik, i afërm, etj., vetëm një regjistrim mund të paraqitet në emrin tuaj. Ju si aplikant keni përgjegjësinë të siguroheni që informacioni i dërguar në formularin e regjistrimit është i saktë dhe i plotë; formularët që nuk janë të saktë dhe të plotë do të shkualifikohen. Aplikantët duhet të ruajnë numrin personal të konfirmimit që të munden në mënyrë t ë pavarur, të kontrollojnë statusin e aplikimit të tyre nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit (Entry Status Check) në www.dvlottery.state.gov .
11. Unë tashmë jam regjistruar në një kategori tjetër për vizë emigrimi. A mundem ende të aplikoj për programin e DV-së?
Po.
12. Kur do të jetë në dispozicion E – DV -ja elektronikisht?
Ju mund të hyni në internet gjatë periudhës së regjistrimit që fillon në 12:00 (mesditë) Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT – 4) E ma rtë, 1 Tetor 2013; dhe do të përfundojnë në 12:00 (mesditë), Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT – 4) E Shtunë, 2 Nëntor 2013.
13. A do të mundem të shkarkoj dhe ruaj formularin elektronik E – DV si dokument dhe ta plotësoj më pas?
Jo, ju nuk do të jeni në gjendje që të ruani formularin e plotësuar në një program tjetër dhe ta dorëzoni atë më vonë. Formulari i regjistrimit për lotari E – DV është formular vetëm për internet. Ju duhet të plotësoni informacionin dhe ta dorëzoni ndërkohë që jeni online.
14. A mundem të ruaj formularin në internet dhe ta përfundoj atë më vonë?
Jo. Formulari i regjistrimit të E- DV-së (lotarisë elektronike) është projektuar që të plotësohet dhe dorëzohet njëherësh. Ju do të keni (60) minuta kohë që fillon me shkarkimin dhe plotësimin e formularit, deri në përfundimin dhe regjistrimin në adresën e internetit të E-DV-së. Nëse më shumë se gjashtëdhjetë minuta kalojnë dhe ju nuk e keni përfunduar dhe regjistruar formularin tuaj në mënyrë elektronike, informacioni i dhënë deri nё atё moment do tё fshihet. Sistemi fshin të gjitha regjistrimet e pjesshme që më vonë të mos përcaktohet aksidentalisht si dublikatë apo formular. Lexoni deri në fund udhëzimet përpara se të filloni plotësimin e formularit, që të dini saktësisht çfarë informacioni do t’ju nevojitet.
15. Unë nuk kam skaner. A mundem të dërgoj fotografitë tek dikush në Shtetet e Bashkuara për t’i skanuar, ruajtur dhe postuar përsëri tek unë që t’i përdor në regjistrimin tim?
Po, kjo mund të bëhet për aq kohë sa fotografia plotëson kërkesat sipas udhëzimeve dhe dërgohet elektronikisht në të njëjtën kohë me regjistrimin elektronik të lotarisë E – DV. Ju duhet të keni fotografinë e skanuar në formular kur të regjistroheni elektronikisht për programin; fotografia nuk mund të paraqitet veçmas formularit elektronik. Regjistrimi i plotë (fotografi dhe formular së bashku), mund të plotësohet në mënyrë elektronike nga Shtetet e Bashkuara apo nga jashtë.
16. Sipas procedurave, sistemi nuk do të pranojë formularin fillestar E – DV nëse fotografitë e mia nuk i plotësojnë të dhënat teknike. A mundem të ridërgoj formularin tim?
Po. Nëse fotografia/ (fotografitë) nuk i plotësojnë të dhënat teknike, regjistrimi juaj nuk do të pranohet nga interneti i E-DV-së, kështu që ju nuk do të merrni një njoftim konfirmues. Megjithatë, duke u nisur nga natyra e paparashikueshme e internetit, ju mund të mos e merrni me njëherë njoftimin për refuzim. Nëse ju mund të korrigjoni fotografinë/(fotografitë) dhe të ridërgoni Pjesën e Parë apo të Dytë të formularit brenda 60 (gjashtëdhjetë) minutave, ju mund të jeni në gjendje që të paraqisni regjistrimin tuaj me sukses. Përndryshe, do t’ju nevojitet të rifilloni procesin e regjistrimit. Ju duhet të mundoheni të paraqisni një formular aq herë sa të jetë e nevojshme deri në pranimin e plotë të formularit dhe deri në njoftimin për marrjen e konfirmimit. Njëherë që merrni njoftimin për konfirmim, regjistrimi juaj ka përfunduar dhe ju NUK duhet të paraqisni një regjistrim shtesë.
17. Sa shpejt pas regjistrimit të formularit do të marr njoftimin për konfirmimin elektronik?
Ju duhet të merrni njoftimin konfirmues menjëherë, sëbashku me numrin e konfirmimit i cili duhet ruajtur dhe mbajtur. Megjithatë, duke u nisur nga natyra e paparashikueshme e internetit, mund të njoftoheni me vonesë. Ju mund të shtypni butonin “Submit” sa herë të jetë e nevojshme deri në pranimin e plotë të formular it dhe deri në njoftimin për marrjen e konfirmimit. Megjithatë, sapo të merrni njoftimin konfirmues, mos e ridërgoni informacionin tuaj.
PËRZGJEDHJA
18. Si mund ta di nëse unë jam përzgjedhur?
Ju duhet të përdorni numrin tuaj të konfirmimit nëpërmjet Kontrollit të Statusit të tё Regjistruarve (Entry Status Check), në faqen e internetit të E-DV- së www.dvlottery.state.gov nga 1 Maji 2014 të paktën deri në Shtator 2015. Kontrollit të Statusit të Regjistrimit është mënyra e vetme që do t’ju njoftojë juve për përzgjedhjen, do t’ju ofrojë udhëzime të mëtejshme sesi të vazhdoni aplikimin, t’ju njoftojë për datën dhe orën e takimit të intervistës për vizë. Faqja e vetme e internetit e autorizuar nga Departamenti i Shtetit për regjistrimin e Vizës së Shumëllojshmërisë dhe për të Kontrolluar Statusin e tё Regjistruarve (Entrant Status Check) është www.dvlottery.state.gov . Departamenti i Shtetit NUK do t’ju kontaktojë që t’ju njoftojë nëse jeni përzgjedhur.
19. Si do ta dalloj nëse nuk jam përzgjedhur? A do të njoftohem?
Ju mund të kontrolloni statusin e regjistrimit tuaj për DV – 2015 nëpërmjet Kontrollit të Statusit tё tё Regjistruarve (Entrant Status Check) në faqen e internetit E – DV www.dvlottery.state.gov duke filluar nga 1 Maji 2014, deri në 30 Qershor 2015. Ruajeni numrin tuaj të konfirmimit të paktën deri në 30 shtator 2015. (Informacioni rreth statusit për lotarinë e vitit të kaluar, DV – 2014, është në dispozicion në internet nga 1 Maj 2013, deri në 30 Qershor 2014.) Nëse regjistrimi juaj nuk është përzgjedhur, ju nuk do të merrni udhëzime shtesë.
20. Po nëse humbas numrin tim të konfirmimit?
Ju duhet të keni numrin tuaj të konfirmimit që të hyni tek Kontrolli i Statusit tё tё Regjistruarve. Një buton është tani në dispozicion në Kontrollit të Statusit tё tё Regjistruarve (ESC) në faqen e internetit E – DV që do t’ju lejojë të ri fitoni numrin tuaj të konfirmimit përmes adresës së regjistruar të postës elektronike duke plotësuar informacione të caktuara personale për të konfirmuar identitetin tuaj. Ambasadat dhe Konsullatat e SHBA-sё dhe Qendra Konsullore në Kentucky nuk janë në gjendje që të kontrollojnë statusin tuaj të regjistrimit për ju apo të sigurojë numrin tuaj të konfirmimit tek ju direkt (përveç butonit gjetës nëpërmjet ESC). Departamenti i Shtetit nuk është në gjendje të sigurojë një listë të atyre që përzgjidhen për të vazhduar procesin e vizave.
21. A do të marr unë informacion nga Departamenti i Shtetit me adresë elektronike (e-mail) apo me postë?
Departamenti i Shtetit nuk do t’ju dërgojë një letër njoftimi. Qeveria amerikane asnjëherë nuk ka dërguar e-mail për të njoftuar ata individë që kanë janë të përzgjedhur, dhe nuk ka planifikon që të përdorë e-mail për qëllimi të tilla si programin e DV-2015. Nëse ju jeni përzgjedhur, ju vetëm do të merrni e-mail komunikimi në lidhje me caktimin tuaj për vizë, pasi ti jeni përgjigjur udhëzimeve të njoftimit mbi Kontrollin e Statusit tё tё Regjistruarve. Këto e-maile nuk do të përmbajë informacion mbi datën dhe kohën e takimit ekzistues, thjesht do t’ ju tregojnë se detajet takimit janë në dispozicion dhe ju duhet pastaj të kontrolloni Statusin e tё Regjistruarve . Vetëm faqet e internetit që përfundojnë me prapashtesën “.gov” janë faqet zyrtare të internetit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Shumë faqet e internetit të tjera (p.sh., me prapashtesat “.Com”, “.Org,” ose “.Net”) mund të sigurojnë informacione në lidhje me emigracionin dhe shërbimet e vizave. Departamenti i Shtetit nuk i vërteton, nuk i rekomandon, as sponsorizon informacion in ose material in në këto faqet e tjera të internetit. Ju mund të merrni email nga faqet interneti që përpiqen t’ju mashtrojnë t’u dërgoni para apo informacionin tuaj personal. Mund t’ju kërkohet që të paguani për formularët dhe informacionet në lidhje me procedurat e emigracionit, të cilat janë të gjitha në dispozicion falas në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit ose përmes Ambasadës Amerikane apo faqet e internetit të Konsullatës. Përveç kësaj, organizatat apo faqet e internetit mund të përpiqen të vjedhin paratë tuaja duke ju ngarkuar pagesa për shërbime të lidhura me llotarinë. Në se ju i dërgoni të holla ndokujt prej këtyre mashtrimeve, mund të ketë të ngjarë që ju kurrë nuk ta shihni ata përsëri. Gjithashtu, mos dërgoni informacion personal në këto faqe e interneti, pasi mund të përdoret për mashtrim të identitetit / vjedhje.
22. Sa individё do tё përzgjidhen?
Për DV – 2015 janё nё dispozicion 50.000 Viza DV. Pёr shkak se ka të ngjarë që një pjesë e 50.000 aplikantëve të përzgjedhur nuk do të kualifikohen ose nuk do të ndjekin (vazhdojnë) rastet e tyre për lëshimin e vizave, më shumë se 50.000 regjistrime do të përzgjidhen për tё siguruar që të gjitha vizat e vëna në dispozicion për llotarinë të jenë lëshuar. Gjithsesi, kjo gjithashtu do të thotë se mund të mos ketë një numër të mjaftueshëm vizash për të gjithë ata që janë përzgjedhur fillimisht. Ju mund të kontrolloni nëpërmjet Statusit të Regjistrimit (Entrant Status Check) dhe në faqen e internetit të E – DV – së nëse jeni përzgjedhur pёr procesim tё mёtejshёm, si dhe për radhitjen e tyre në listë. Intervistat për programin e DV-2015-s do të fillojnë në Tetor 2014 pёr ata tё pёrzgjedhur tё cilёt kanё dorёzuar tё gjithё dokumentacionin e kёrkuar para intervistёs dhe informacion tjetёr siç mund t’u jetë kёrkuar nё udhёzimet e njoftimit. Të përzgjedhurit, të cilët plotësojnë informacionin e kërkuar në udhëzime, do të informohen për datën e intervistës së tyre për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit në faqen e internetit të E-DV-së 4-6 javë para intervistës së planifikuar me zyrtarët konsullorë të SHBA-së në vendet e huaja. Çdo muaj, do të lëshohen viza për aplikantët që kualifikohen gjatë atij muaji, aq sa lejon numri në dispozicion për lëshimin e vizave. Pasi të gjitha 50.000 vizat për llotari të jenë lëshuar, programi do të përfundojë. Në parim, numrat e vizave mund të përfundojnë përpara Shtatorit 2015. Aplikantët e përzgjedhur të cilët dëshirojnë të marrin vizë duhet të jenë të përgatitur që të dokumentojnë me përpikmëri rastet e tyre. Përzgjedhja e rastësishme si i përzgjedhur nuk garanton që ju do të merrni një vizë. Përzgjedhje do të thotë vetëm që ju jeni i ligjshëm të aplikoni për një Vizë Shumëllojshmërie (llotarie) dhe nëse kualifikoheni, t’ju lëshohet një vizë e Shumëllojshmërisë. Vetëm 50.000 aplikantët e parë të përzgjedhur qё do jenё tё kualifikuar do të pajise n me vizë dhe ju duhet të kualifikoheni për vizën.
23. Si do të përzgjidhen regjistruesit e suksesshëm?
Njoftimet zyrtare të përzgjedhjes do të bëhet nëpërmjet Kontrollit të Statusit Hyrës, në dispozicion duke filluar nga 1 Maj 2014, deri së paku më 30 Qershor 2015, në faqen e internetit E-DV www.dvlottery.state.gov internetit. Departamenti i Shtetit nuk do të dërgojë njoftime për të përzgjedhurit apo letra me postë ose email. Çdo njoftim me email ose letër që ju deklaron se jeni përzgjedhur për të marrë llotarinë nuk vjen nga Departamenti i Shtetit dhe nuk është i ligjshëm. Çdo komunikim me email që ju merrni nga Departamenti i Shtetit do t’ju drejtojë juve për të rishikuar Kontrollin e Statusit Hyrës për informacion të ri në lidhje me aplikimin tuaj. Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kërkojë kurrë të dërgoni para me postë apo me shërbime të tilla si Western Union.
24. Si do të përzgjidhen të regjistruarit?
Të gjitha regjistrimeve tё marra nga secili rajon do t’i caktohet një numër individual dhe nё përfundim të periudhës së regjistrimit, një kompjuter do të përzgjedhë rastësisht aplikime të marra nga secili rajon gjeografik. Brenda secilit rajon, aplikimi i parë i zgjedhur rastësisht do të jetë rasti i parë i regjistruar, aplikimi i dytë i përzgjedhur do të jetë rasti i dytë i regjistruar, etj. Të gjitha regjistrimet e marra gjatë periudhës së aplikimit do të ketë një shans të barabartë për të qenë të përzgjedhur në çdo rajon. Kur një regjistrim është përzgjedhur, aplikanti do të njoftohet për zgjedhjen e tij/saj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të tё Regjistruarve (Entrant Status Check) që do të vihet në dispozicion nga 1 Maji 2014 në faqen e internetit të E-DV-së www.dvlottery.state.gov . Në qoftë se ju jeni përzgjedhur dhe ndiqni udhёzimet e dhëna online nëpërmjet Kontrollit të Statusit të tё Regjistruarve, Qendra Konsullore nё Kentucky (KCC) e Departamentit tё Shtetit do të shqyrtojë rastin derisa kandidatët e përzgjedhur për intervistë të marrin udhëzimet për t ’u paraqitur në intervistë për vizë në një Ambasadë ose Konsullatë të SHBA, ose derisa ata që ndodhen në SHBA, të aplikojnë në një zyrë lokale të USCIS për të rregulluar statusin.
25. Unë ndodhem tashmë në Shtetet e Bashkuara. Nëse përzgjidhem, a mund të rregulloj statusin pranë USCIS?
Po, ju mund të aplikoni pranë USCIS për rregullim të statusit si banor i përhershëm me kusht që ju të jeni i pranueshëm për të rregulluar statusin sipas kushteve ligjore të nenit 245 të INA-s. Ju duhet të siguroheni që USCIS do të mbarojë veprimet në rastin tuaj, duke përfshirë shqyrtimin para 30 Shtatorit 2015 edhe të ndonjë bashkëshorti/bashkëshorteje apo fëmije nën moshën 21 vjeç që ndodhen jashtë Amerikës, pasi në atë datë mbaron përzgjedhshmëria juaj për programin e DV – 2015. Në asnjë rrethanë nuk do të mundësohen numra vizash të programit të DV – 2015 apo rregullim i statusit pas mesnatёs (EDT) më 30 Shtator 2015.
26. Nëse jam përzgjedhur, për sa kohë kam të drejtë të aplikoj për një vizë të kategorisë së DV-së?
Personat e përzgjedhur për programin e lotarisë DV – 2015 kanë të drejtë të aplikojnë për lëshimin e vizave vetëm gjatë vitit fiskal 2015 të Departamentit të Shtetit, i cili shtrihet nga 1 Tetori 2014 deri më 30 Shtator 2015. Pa përjashtim, të gjithë aplikantët e përzgjedhur dhe të pranueshёm duhet të pajisen me vizë ose të rregullojnë statusin e tyre deri në përfundim të vitit fiskal. Nuk përfitojnë asnjë shtyrje të lotarisë për vitin e ardhshëm personat që janë përzgjedhur, por që nuk janë pajisur me vizë der i më 30 Shtator 2015 (fundi i vitit fiskal). Gjithashtu, bashkëshortët dhe fëmijët që përfitojnë nga statusi i një të regjistruari të DV – 2015 mund të pajisen me viza në kategorinë e DV-së vetëm nga 1 Tetori 2014 deri më 30 Shtator 2015. Aplikantët që aplikojnë jashtë kufijve tё Amerikёs do të marrin një njoftim nga Departamenti nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit në faqen e internetit të E – DV – së katër deri në gjashtë javë përpara datёs sё takimit të planifikuar pёr intervistё.
TARIFAT
27. Sa kushton regjistrimi në programin e E DV-së?
Aktualisht nuk ka asnjë tarifë për t’u regjistruar elektronikisht për lotarinë. Sidoqoftë, nëse ju jeni përzgjedhur, duhet të paguani të gjitha tarifat për vizë të kërkuara në kohën e aplikimit për vizë si dhe intervistë drejtpërdrejt tek arkëtari konsullor në Ambasadën e Shteteve te Bashkuara apo Konsullatë. Nëse ju jeni një i përzgjedhur që ndodheni tashmë në SHBA, dhe aplikoni pranë USCIS për të rregulluar statusin, ju do t’i paguan i të gjitha tarifat e kërkuara direkt pranë USCIS. Nëse jeni përzgjedhur, ju do t’i merrni detajet mbi tarifat e kërkuara të aplikimit për vizë emigrimi të DV-së bashkë me udhëzimet e dhëna nëpërmjet faqes së internetit të E-DV-së në www.dvlottery.state.gov.
28. Si dhe ku do tё paguaj tarifat e vizës së emigrimit dhe DV-së nëse jam i përzgjedhur?
Nëse ju jeni një aplikues i përzgjedhur rastësisht, do të merrni udhëzimet mbi përpunimin e aplikimit të vizës së DV-së nëpërmjet Kontrollit të Statusit të tё Regjistruarve tek www.dvlottery.state.gov. Ju do të paguani të gjitha tarifat e DV-së dhe vizës së emigrimit personalisht vetëm në Ambasadën ose Konsullatën e SHBA-së në kohën e aplikimit për vizë. Arkëtari konsullor do ju japë menjëherë një faturë të qeverisë së SHBA-së për pagesën. Mos i dërgoni para askujt për tarifat e DV-së nëpërmjet postës, Western Union, ose kujtdo shërbimi tjetër dërgesash nëse ju jeni duke aplikuar për një vizë emigrimi në një Ambasadë ose Konsullatë të Shteteve të Bashkuara. Nëse ju jeni përzgjedhur dhe ndodheni tashmë në Shtetet e Bashkuara, dhe planifikoni të depozitoni një kërkesë për rregullimin e statusit pranë USCIS, fleta e udhëzimeve e aksesueshme nëpërmjet Kontrollit të Statusit të tё Regjistruarve te k www.dvlottery.state.gov përmban udhёzime të veçanta se si të dërgoni tarifat e DV – së pranë një banke amerikane.
29. Nëse aplikoj për DV, por nuk kualifikohem për të marrë një vizë të tillë, a mund të më rimbursohet tarifa që kam paguar për vizë?
Jo. Tarifat e vizave nuk mund tё rimbursohen. Ju duhet të përmbushni kualifikimet për vizë ashtu siç është specifikuar në këto udhёzime. Në rast se zyr tari konsullor vendos se ju nuk i përmbushni të gjitha kërkesat për vizë ose se ju nuk jeni i pranueshëm për Vizёn e Shumëllojshmërisë, sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, oficeri nuk mund t’ju lëshojё vizë dhe do t’ju mbahen tarifat e pagua ra.
PAPRANUESHMËRITË
30. Si një aplikant DV-je, a mund të marr falje për çfarëdo rast të papranueshmërisë për vizë?
A konsiderohet sipas një shqyrtimi special aplikimi im për falje? Jo; Aplikantët e DV – së janë subjekt i të gjitha rasteve të papranueshmëri së për vizat emigruese të specifikuara në Aktin e Emigracionit dhe Shtetësisë (INA). Nuk parashikohen dispozita të veçanta për falje të asnjë rasti të papranueshmërisë për vizë duke lënë mënjanë ato te parashikuara zakonisht në INA, as nuk ka shqyrtim të veçantë për kërkesat për falje. Disa dispozita të përgjithshme për falje për njerëzit që kanë të afërm të ngushtë që janë nënshtetas të SHBA – së ose të huajve rezidentë të përhershëm të ligjshëm mund të jenë të disponueshme edhe për aplikantët e DV – së në di sa raste, por koha e kufizuar për programin e DV – së do ta bëjë të vështirë që aplikantët të përfitojnë nga dispozita të tilla.
TË NDRYSHME
31. Nëse unë marr një vizë nëpërmjet programit të DV – së, a do të më paguajë qeveria e SHBA – së pagesën e udhëtimit për në SHBA, a do të më ndihmojë për të gjetur strehim dhe punë dhe/ose a do më japë kujdes mjekësor apo ndonjë ndihmë tjetër financiare derisa unë të rregullohem plotësisht?
Jo. Qeveria e SHBA – së nuk do të japë asnjë nga këto shërbime nëse ju merrni një vizë nëpërmjet programit të DV-së. Nëse ju jeni përzgjedhur për të aplikuar për një vizë DV-je, do t’ju kërkohet të dëshmoni se nuk do të bëheni barrë publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpara se të pajiseni me vizë. Këto të dhëna mund të jetë në formën e një kombinimi të pasurive tuaja personale, një Garanci Mbështetjeje i paraqitur nga një i afërm apo mik që banon në Shtetet e Bashkuara, një ofertë për punësim nga një punëdhënës në Shtetet e Bashkuara, ose evidencë tjetër.