Gjinekologu gjerman incizoi fshehurazi 2 mijë femra

Gjinekologu, Dr Joachim K. (58) ka fotografuar rreth 2,000 paciente në një amient intim privat, dhe rasti ka përfunduar në Gjykatën e Qarkut Frankenthal në Gjermani.
Gjatë tri viteve, gjinekologu me 25 vjet përvojë pune, ka incizuar fshehurazi pacientët e tij, derisa ata ndrronin rrobat, por edhe gjatë rrjedhës së kontrollit mjekësor, shkruan e përditshmja gjermane “Bild”.
Dy mjek asistent e kanë raportuar rastin në polici. Ata gjetën një disk në kompjuter me rreth 35.000 imazhe dhe video të ndryshme. Regjistrimet janë bërë duke përdorur një kamera e fshehur.
Deri më tani në gjykatë janë paraqitur rreth 1.400 femra të “tradhtuara” nga mjeku që i kishte kontrolluar.
Është interesant justifikimi i gjinekologut i cili ka deklaruar se videot i kishte bërë për arsye mjekësore profesionale.