
Anësori nuk ka mundur të sigurojë lejen e punës në Angli dhe kështu u detyrua të shkonte si huazim në ndonjë klub tjetër.
“Chelsea më paralajmëroi për fakin se nuk do të mund të luaja për ta për shkak të pasaportës time. Ata kanë dashur që të më dërgojnë te Vitesse, por unë nuk kam dashur të shkoj në Holandë”.
“Unë fola me Mourinhon dhe në fund vendosa për Interin. Unë kërkova një klub të madh”, ka deklaruar Wallace./Telegrafi





