“Afrika ka një problem me pijen”, deklaroi një artikull i fundit në revistën “Time”. Por a ka prova që të mbështesin një deklaratë të tillë?
Nga Hannah Barnes, BBC
Kate Wilkinson, një kërkuese e uebsajtit “Africa Check”, është në pozicion të favorshëm për të gjykuar dhe ajo nënvijëzon se zakonet e të pirit në 55 shtetet e kontinentit variojnë.
“Ka sjellje të ndryshme kundrejt alkoolit. Ka besime të ndryshme fetare rreth konsumimit të tij, ndaj është e vështirë të përgjithësosh për të gjithë kontinentin”, thotë ajo.
Statistika të besueshme globale mbi konsumin e alkoolit janë të vështira për t’u bërë dhe numri i tyre është shumë i paktë.
Shumë prej të dhënave të zbuluara nga Organizata Botërore e Shëndetit mbi statusin global të alkoolit dhe shëndetit datojnë në periudhën 2003-2005.
Por deri në shkallën që “Time” shprehet, duket se shifrat e OBSH-së nuk e mbështesin artikullin mbi alkoolizmin në rritje në Afrikë. Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregon se dy e treta ose 70.08 për qind e afrikanëve nuk kanë pirë as edhe një pikë alkool për një vit.
“Kjo përqindje është e lartë, për shkak se shumë shtete afrikane kanë popullsi të madhe myslimane”, shpjegon Kate Wilkinson. “Nëse shohim sesa janë njerëzit që nuk kanë pirë alkool kurrë, këta përbëjnë 57.3 për qind të popullsisë.
Shifrat nuk e mbështesin idenë e një kontinenti të tërë të dehur me alkool. Megjithatë ka edhe të alkoolizuar në Afrikë. Boniface Ndirangu, i cili drejton dy qendra rehabilitimi në Kenia, ka shumë për të treguar në lidhje me abuzimin me alkoolin. Ai është edhe vetë një ish i alkoolizuar.
“Alkooli është bërë me shumë gjasa i vetmi ngushëllim për ata njerëz që nuk punojnë, i vetmi burim ngushëllimi për varfërinë e tejskajshme gjithashtu”, shprehet ai.
Drejtori i qendrave të rehabilitimit fajëson llojet e reja të pijeve alkoolike, të cilat janë shumë të forta, të lira dhe sipas tij edhe shumë të rrezikshme.
“Me vetëm një dollar e gjysmë ti mund të dehesh sa të duash, madje me këtë kosto mund të ndihmosh edhe dy ose tre njerëz të tjerë të dehen”, tregon Ndirangu.
Por histori të tilla nuk nënkuptojnë se Kenia, përveç të gjithë Afrikës, ka një problem me alkoolin.
Le t’i hedhim një shikim më nga afër të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetit. Mesatarja e konsumit global është 6.13 litra e alkoolit shqeto për person të moshës mbi 15 vjeç, në vit.
Në Afrikë mesatarja për person është 6.15 litra, vetëm 20 mililitra më e lartë. Kjo është e barasvlershme me pirjen e një dopjo uiski më shumë çdo vit.
Për më tepër, OBSH-ja përjashton shtatë shtete afrikane nga përllogaritja e përgjithshme. Këto janë vende me popullsi të gjerë myslimane, ku alkooli është ose i ndaluar ose i kufizuar. Nëse këto shtatë shtete do të përfshiheshin, atëherë shifrat për Afrikën do të ishin më të ulëta.
Europa, në të kundërt, konsumon 12.18 litra në vit, pothuajse dy herë më shumë sesa Afrika. Përse atëherë Afrika cilësohet si një kontinent me probleme alkoolike?
Mbase Kenia, pika ku është përqendruar artikulli i revistës “Time”, është përjashtimi? Nuk duket kështu. Sipas OBSH-së, konsumimi i alkoolit në Kenia për frymë është 4.14 litra, duke e renditur në vendin e 118 në listën me 189 shtete.
Moldavia kryeson tabelën me një konsumim për person prej 18.22 litra alkool shqeto në vit. Shqipëria, nga ana tjetër, llogaritet e 84-a me konsum 6.68 litra për person çdo vit.
Por ka një mënyrë të tretë për shikimin e të dhënave, që është vrojtimi i pijeve për qejf ose i episodeve të rënda të pirjes së alkoolit. Kjo është e rëndësishme, sepse është mënyra më e rrezikshme e konsumit të pijeve.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një pijedashës është personi që konsumon 60 mililitra ose më shumë alkool të pastër në të paktën një rast për çdo javë.
Kur OBSH-ja vrojtoi episodet e konsumit të alkoolit mes atyre që e pinë, duhet nënvijëzuar se në Afrikë alkooldashësit janë në minoritet, zbuloi se Afrika kishte përqindjen më të lartë në botë.
Në Kenia, ndërkohë që 85 për qind e popullatës nuk kishte pirë aspak alkool në vitin e shkuar, njerëzit të cilit konsumonin alkool, pinin rëndshëm. Pothuajse dyfishin e konsumit të vendeve mesatare.
Kjo tregon se rasti i Afrikës kërkon një vështrim më nga afër, duke qenë se referimi si Afrika është kontinenti i dehur, u përket vetëm pijedashësve që përbëjnë rreth 15 për qind të popullsisë.





