De Biasi: Asnjë ultimatum nga Duka

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi në një intervistë për "Sport Ekspres" ka thënë se agjenti i tij po negocion me Federatën Shqiptare të Futbollit për një rinovim të mundshëm të kontratës së tij në krye të pankinës kuq e zi.

Tekniku italian ka thënë se nuk është në dijeni të një ultimatumi 1 mujor siç është trumbetuar në media nga ana e presidentit Duka, i cili citohet të ketë thënë se do ta pres përgjigjen e De Biasit deri në fund të muajit.

Ai ka folur gjithashtu edhe për prurjet e reja, duke thënë se tashmë ka një organikë me të cilën synon të punoj dhe se synimi i radhës është komponimi i kësaj organike të lojtarëve. /Tribuna/Telegrafi/