Një burrë në Brazil e ndan shtëpinë, përveçse me familjen e tij, edhe me 7 tigra të mëdhenj të cilët ushqehen bashkë me ta, lahen bashkë me ta në pishinë, madje ai lejon edhe mbesën e tij 2-vjeçare të luajë me kafshët grabiqare.
Ary Borges, banor i Maringës, pranë Sao Paulos, babai i tre fëmijëve këmbëngul se të jetosh me këto kafshë grabitqare nuk është aspak e rrezikshme, pasi sipas tij “nëse u tregon kafshëve respekt dhe dashuri, ato ta paguajnë në të njëjtën mënyrë”.
Borges shpëtoi dy tigra nga një cirk tetë vjet më parë dhe që prej atëherë, nisi të kujdesej në mënyrë të vazhdueshme për mirëqenien dhe ushqimin e tigrave, të cilët i strehoi në banesën e tij. Ai dëshiron të ndërtojë një park për këto kafshë grabitqare pranë shtëpisë së tij, në mënyrë që të parandalojë zhdukjen e tyre dhe më pas t’i lërë të lirë në botën e egër.












