Prezantuesi dhe kantautorit i njohur Ardit Gjebrea ka thyer dy brinjë gjatë një incidenti që i ka ndodhur në punë. Është munduar ta kalojë me humor situatën ku ndodhet, por edhe për të bërë fansat që të ndjehen më mirë.
“Gomari vërtet nuk fluturon, por unë po”. Kështu shprehet producenti dhe këngëtari i mirënjohur Ardit Gjebrea në rrjetin social “Facebook”.
“Të enjten, një rrëzim te forte bëra ne skenën ku po bëheshin disa punime dhe përfundimi - 2 brinje te thyera”, – tregon Ardit Gjebrea, prezantues i programit maratonë “E Diela Shqiptare”.
“Dy net pa gjumë! Tamam tamam nuk u rrezova. Por në një strukturë hekuri të papërfunduar, të mbuluar thjesht me një copë të zezë, shkela mbi të dhe..... e dini atë shprehjen: fluturon fluturoooooooon gomari?! Eh! Ai jo, por unë fluturova! Dhe u plasa mbi hekur.Nuk kisha provuar ndonjëherë nga këto fluturimet qe te thyejnë brinjët”, - thotë Arditi përmes një publikimi për fansat në rrjetet sociale.
Këtu ai ka edhe një mirënjohje për të shprehur: “Shume faleminderit te gjithë miqve për mesazhet dhe urimet për t'u shëruar shpejt. Me sa duket po funksionon, jam goxha më mirë tani”.
I urojmë Arditit që ta marrë veten sa më parë nga lëndimet e shkaktuara edhe pse të lehta.
/Shekulli Online/ E.L/






