SPECIALE/ ”Mamaja” e gjermanëve fiton mandatin e tretë si kancelare
Me rastin e fitores së zgjedhjeve në Gjermani, gazeta “Tirana Obsever” riboton sot në një speciale 50 fakte të rralla nga jeta e kancelares Merkel.
Fitorja e zgjedhjeve
Kancelarja Angela Merkel do të drejtojë Gjermaninë për një mandat të tretë radhazi, pasi partia e saj u rendit e para me një diferencë të ndjeshme në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës. Ndërsa falenderoi gjermanët për besimin e dhënë, vetë Merkel i kërkoi anëtarëve të partisë së saj që të festojnë këtë “super rezultat”. “Do të ndryshojmë së bashku Gjermaninë në katër vitet e ardhshme, duke e bërë atë një vend edhe më të fortë e të begatë”, deklaroi Kancelarja në fjalimin e saj falenderues. Megjithatë, koalicioni i preferuar i Kancelares, ai me Partinë e Demokratëve të Lirë është në rrezik, pasi kjo forcë politike duket se nuk i ka arritur të grumbullojë 5% të votave të nevojshme për të kaluar pragun zgjedhor. Në Gjermani askush nuk e vë në dyshim se për Angela Merkelin, kjo ishte një fitore e madhe. Tani nisin të bëhen llogaritë e fundit zgjedhore; liderët politikë përgatiten t`i hyjnë negociatave për një koalicion të qëndrueshëm e dominues; por ne fund është Merkeli ajo që lundron e qetë drejt mandatit të tretë qeverisës. Është një triumf personal i kancelares dhe partisë së saj kristiandemokrate. Merkeli ishte fokusi i të gjithë përpjekjeve publicitare, boshti i fushatës u mbështet rreth saj. Ne banerat e CDU-së, e quanin “mamaja”. Shpjegimi gjendej më poshtë: mamaja është gjithmonë aty për ju. Nuk i bëhet vonë për pamjen e saj, por do ta keni gjithmone mbështetje. Ndonjëherë do t`ju kërkojë të pastroni dhomën, por përherë do të kujdeset për ju”. Dhe ky ishte ne thelb, apeli për shumë prej votuesve.
Profil
Tifoze e operës – çdo vit merr pjesë në premierën e Deutsche Oper – dhe e natyrës, Angela duket se është saktësisht e kundërta e paraardhësit të saj Gerhard Schröder, ndoshta shumë e prirur ndaj kënaqësive të jetës. Më shumë se të mendojë për t’u argëtuar si bashkëmoshatarët, Angela studion shumë dhe jeton në mënyrë veçanërisht intensive raportin e saj me rënien e Murit të Berlinit, duke qenë se i afrohet Partisë së Rizgjimit Demokratik, i së cilës është zëdhënësja. Kohl tha pikërisht se kjo natyrë ndaj kushtimit dhe lodhjes është nxjerrë nga fëmijëria e jetuar në fshatin berlinez, në Templin. Falë Rizgjimit Demokratik, politika i pëlqen dhe fiton avantazh ndaj pjesës tjetër. Afrohet në bankat e shkollës dhe përbën një miksturë përvojash transversale, të pajisur me influenca të të dyja Gjermanive. Pastaj futet në CDU dhe kjo është kthesa e parë.
“Vogëlushja” e Kohl i nxjerr të gjithë jashtë loje
Arrin të nxjerrë jashtë loje atë kolos që ishte Kohl, i njëjti që e quajti “das Mädchen”, “Vogëlushja”, në kohërat e dikasterit mjedisor. Por më pas nxjerr jashtë loje edhe Wolfgang Schwuble, anëtar historik i CDU-së. Me kristiandemokratët ajo ka pak të bëjë. Si evangjeliste e bindur, ka pësuar kritika të rënda kur është zgjedhur në krye të Sekretarisë së Përgjithshme të CDU-së në vitin 1998, përgjithësisht konservatore dhe e markës katolike. Ka arritur edhe të nxjerrë jashtë loje Schröder për të qeverisur më pas e vetme në një det dyshimesh. Megjithatë, konsensuset e saj kanë qenë unanime.
Aleancat dhe jeta mondane
Meritë e pragmatizmit të saj të pastër e të sinqertë, i njëjti që i ka shërbyer në momentin ndoshta më të vështirë të karrierës politike të saj për t’u bërë aleate me liberalët e FDP-së, bashkim i ndodhur në shtatorin e kaluar. Gjithçka dukej sërish e qetë, mëkat që më pas ka ardhur kriza financiare europiane. Por ajo tashmë ishte gati për këtë. Fat i çuditshëm për një doktorante që ka përfunduar të bëjë politikë me mendimin e një kohezioni evropian mbi çdo gjë. Arrin që të lidhë episode mondane dhe të lehta, si ai në të cilin ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi i bëri “kukù” në atë të Triestes. Ajo zuri të qeshë, duke u demonstruar e sjellshme në çdo rast. Nga ana tjetër, nëqoftëse është bërë femra e parë që drejton G8-ën, një motiv duhet të ketë. Dhe nëqoftëse marrëdhëniet midis Berlinit dhe Moskës janë shumë të mira, kjo ndodh sepse Angela ka ditur që shfrytëzojë për mirë shpirtin e dyfishtë të formimit rinor të saj.
Arsye dhe rregull
Janë këto dy karakteristikat themelore të Merkel, e cila gjatë gjithë këtyre viteve është krahasuar shumë herë me Margaret Thatcher për forcën e saj shtytëse, pragmatiste dhe reformiste. Është një politikë e çuditshme dhe e vështirë për t’u deshifruar duke përdorur vetëm fjalorin politik. Për të thuhet se sfida më e madhe është gjithmonë ajo e radhës dhe, në këtë rast, është ajo e ka kthyer Gjermaninë në vendin e parë të Europës./Tirana Observer/
50 faktet
1. Angela Dorothea Kasner u lind në Hamburg më 1954, por familja e saj më vonë lëvizi në Gjermaninë Lindore, Angela u rrit atje.
2. Ajo është më e madhja e tre fëmijëve, e vëllait Marcus dhe motrës Irene.
3. Merkel është martuar dy herë, martesa e saj në 1977-ën me një student fizike përfundoi në 1982-shin, ndërsa bashkëshorti i dytë është një profesor i kimisë kuantike Joachim Sauer.
4. Angela Merkel nuk ka fëmijë, por bashkëshorti i saj aktual ka dy djem të rritur nga një martesë e mëparshme.
5. Ajo është e njohur për mospëlqimin e qenve.
6. Kur studionte, ishte e njohur për mësimin e menjëhershëm të gjuhëve të huaja, madje është vlerësuar me çmim për rusishten, ndoshta e trashëguar kjo aftësi nga nëna e saj që ishte mësuese gjuhe.
7. Pseudonimi i saj në vajzëri ka qenë “Kasi”, prej mbiemrit të saj së vajzërisë Kasner.
8. Kancelarja ka pranuar se ende ha ushqime të Gjermanisë Lindore, si supa Soljanka, e bërë me salsiçe dhe lëng turshi. “Ndoshta më ka mbetur zakon nga periudha komuniste, kur këtë supë e përdornim shpesh në Gjermaninë Lindore”, – është shprehur Merkel për revistat e huaja.
9. Veshjet e saj kanë një ngjyrë të ndryshme çdo herë, por stili është i njëjtë, xhaketë dhe pantallona.
10. Merkel është e njohur për ekspresionet e shumta të fytyrës.
11. Është e gjatë 165 centimetra.
12. I pëlqen shumë të gatuajë për bashkëshortin e saj, madje gjëja e parë që bën në mëngjes është përgatitja e mëngjesit për bashkëshortin e saj.
13. Ushqimi i preferuar është supë patatesh dhe eskallop.
14. Një ndër gjërat që i pëlqen shumë, janë ecjet e gjata në natyrë.
15. Nuk dëshiron të jetojë në ndonjë qytet të madh, pasi mendon se është shumë i zënë për të.
16. Nuk do të shkëputet nga jeta “normale”, nga gjërat që bëjnë njerëzit që nuk janë në pozitat e saj.
17. Merkel ndjek ndeshje futbolli të ekipit kombëtar të Gjermanisë dhe gjithashtu është pjesëtare e një klubi futbolli gjerman.
18. Angela Merkel mban ende mbiemrin nga martesa e saj e parë.
19. Një nga ngjyrat që vesh me shpesh është bluja dhe nuancat e saj.
20. Kur del për të ecur me një veshje sportive i pëlqen të mbajë kapele.
21. Buzëkuqi i saj është gjithmonë në nuanca natyrale.
22. Nëse do të kishte mundësinë të zgjidhte se ku do të zgjohej në mëngjes, Angela Merkel do të zgjidhte Gjermaninë Lindore, vendin ku është rritur.
23. Ajo ka deklaruar se nuk bën festa darke në shtëpinë e saj, por do t’i pëlqente të ftonte për darkë menaxherin e skuadrës kombëtare të futbollit spanjoll.
24. Gjërat që ajo i bën me siguri dhe ndihet mirë janë: ngjitja në mal, gatimi dhe e qeshura.
25. Merkel i trembet vetëm një gjëje, të mbetet e pambrojtur në ndonjë stuhi.
26. Ëndrra e saj politike është që Gjermania dhe Evropa të jenë të qëndrueshme, të suksesshme dhe partnere të mira për botën.
27. Filmi i saj i preferuar është “Out of Africa”.
28. Si çdo gjerman tjetër, birra është ndër pijet e saj të preferuara.
29. Telefonat e saj janë të thjeshtë dhe të një teknologjie të vjetërsuar.
30. Makinën e saj “Golf” e publikoi në “eBay” për ta shitur me një çmim që fillonte nga 10 000 euro.
32. Babai i saj Horst Kasner ishte pastor luterian (i besimit protestant), ndërsa e ëma mësuese anglishteje.
33. -Në vitin 1982 Angela Merkel u martua për herë të parë me studentin e fizikës Ulrich Merkel, me të cilin u divorcua pas pesë vitesh. Ajo vendosi të mbante mbiemrin e tij.
34. Në vitin 1998 – Merkel u martuar për herë të dytë me kimistin Joachim Sauer.
35. Në vitin 1999 – Merkel shkroi një letër në hapur, e botuar në faqe të parë të gazetës Frankfurter Allgemeine ku u bënte thirrje kristian demokratëve të rivotonin Helmut Kohl
36. Në vitin 2005 – Merkel bëhet kancelaria e parë femër e Gjermanisë dhe e para nga Gjermania Lindore që merrte këtë post.
37. Në vitin 2009, duke shpëtuar Europën nga kriza financiare dhe duke u bërë lidere e Europës, Merkel rizgjidhet si kancelare.
38. Instinkti i saj për pushtet, mjeshtëria e saj taktiko-strategjike dhe aftësia për t’u përshtatur, e kanë kthyer Merkelin në një nga politikanet më të rëndësishme të Europës dhe Gjermanisë.
39. Angela Merkel nga gazetarët britanikë është cilësuar si ish kryeministrja e Britanisë së Madhe, Margaret Thatcher. Madje ata e cilësojnë Merkel me të njëjtin pseudonim si Thatcher, duke e quajtur “Gruaja e hekurt” gjermane.
40. Gjithmonë ajo lë përshtypjen se paratë gjermane janë të sigurta në duart e saj. Në botën anglo-saksone, andej nga gjermanët i kthejnë sytë me dëshirë, ajo konsiderohet gruaja më e pushtetshme e botës.
41. Nga ana tjetër disa media italiane, spanjolle dhe greke (vende të përfshira në krizën ekonomike) e kanë cilësuar Merkel me Hitlerin. Sipas tyre Merkel po e pushton Europën me anë të ekonomisë.
42. Angela Merkel është vetëm kancelaria më e re në moshë në historinë e Gjermanisë së pas Luftës së Dytë Botërore.
43. Ajo nuk është vetëm kancelaria e para që vjen nga Gjermania Lindore, por edhe para kancelare që njeh shkencat e natyrës. Paraardhësit e saj i takonin fushave të tilla si drejtësi, ekonomi, histori, etj.
44. Angela Merkel ka qenë gjithë e para nga revista ‘Forbes” lidhur me renditjen e 100 femrave më të fuqishme në botë. Pak herë e kaluar Hillary Clinton.
45. Lidhur me renditjen e “Forbes”, Merkel është gjithnjë në tre vendet e para kur renditen njerëzit më të fuqishëm në botë. Po në tre vendet e para e fut gjithnjë edhe revista “Time”.
46. Në krizën ekonomike dhe financiare të Europës, Merkeli është kthyer në një figurë simbolike të shpëtimit të euros. Jo vetëm Gjermania, por edhe Europa duhet të dalë më e fortë nga kriza, ka thënë Merkel.
47. Por Merkel ka vënë vulën e saj edhe në transformimin e CDU-së. Fillimisht ajo kishte shumë konkurrentë në CDU. Ata ose u dorëzuan, ose u margjinalizuan, ose u rrëzuan për shkak të aferave të ndryshme. Për Merkelin mungesa e besnikërisë dhe shfaqja e dobësisë politike janë kritere të qarta të nxjerrjes jashtë loje. Politika ka nevojë për pushtet. Këtë ajo e përdor për të ndryshuar shumë elementë programatikë, duke e çuar kështu CDU-në më afër qendrës së spektrit politik.
48. Temat si detyrimi ushtarak, energjia bërthamore dhe modeli i një familjeje klasike, ishin dikur bërthama e bindjeve kristiandemokrate. Merkeli e ndryshoi këtë, në vitin 2011 me daljen e Gjermanisë nga energjia bërthamore.
49. Merkel është tifoze e operës – çdo vit merr pjesë në premierën e Deutsche Oper – dhe e natyrës, Angela duket se është saktësisht e kundërta e paraardhësit të saj Gerhard Schröder, ndoshta shumë e prirur ndaj kënaqësive të jetës.
50. Si përfundim Angela Merkel është zëri femëror më i lartë dhe më me influencë në skenën politike të Evropës dhe konsiderohet si njeriu më i fuqishëm në Europë./T.O.






