5 pasojat e thirrjes së presidentit për t’ia lënë Kongresit të vendosë për ndërhyrjen amerikane në Siri

Nga David Rothkopf


(Foreign policy)

Barack Obama mori të shtunën një nga vendimet më të rëndësishme të kohës së tij si president.


1.Sulmi në Siri nuk është ndonjë bast i sigurt
Veprimet ushtarake kundër Sirisë që u dukën deri të premten se ishin të sigurta, tashmë nuk janë më aq të sigurta. Nëse fillojnë goditjet ajrore, vonesa e tyre do të bëjë që të jenë pak efektive. Ndërkohë që presidenti dhe veçanërisht sekretari i shtetit John Kerry ditën e premte deklaroi se nuk mund të nënvlerësohet aftësia e Kongresit për të gjetur arsye për mosveprim e besueshmëri.
Partië e majta e të djathta nuk janë të gatshme të flasin për ndërhyrjen.
Shumë republikanë ngurrojnë të bëjnë diçka që mund ta ndihmojë Obamën. Ky hezitim po i bën Shtetet e Bashkuara të Amerikës të duket e izoluar.
Të gjitha këto kontribuojnë në të qenët jo dakord për ndërhyrjen, gjë që e bën më të vështirë faktin që presidenti të ndërmarrë vendimin për ndërhyrjen ushtarake në Siri.
2.Vijat e kuqe nuk janë ato që kanë qenë
Kur Obama në fillim sugjeroi një vijë të kuqe, ai përmendi lëvizjen ose përdorimin e armëve kimike si të patolerueshme. Por lëvizja dhe përdorimi sipas raporteve të besueshme, ndodhi në shumë raste që atëherë – dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ndërmorën asnjë veprim.
Incidenti më i fundit më 21 gusht ishte aq skandaloz, saqë ishte e pamundur të shihje ndonjë rrugë tjetër (kjo u pasua nga një tjetër më 26 gusht). Veprimi duket e vetmja rrugë për t’i dhënë kuptim faktit që presidenti është njeri i besës. Por në fund të kësaj jave, u pa se u kundërshtua ndërhyrja amerikane në Siri, gjë që kulmoi me bombën e së shtunës. Edhe nëse nisin sulmet, presidenti duhet të zgjedhë: ne duhet të veprojmë, edhe nëse Kongresi vendos tjetër gjë.
3. Presidenti ka marrë një shuplakë edhe për pjesën në vijim të mandatit të tij të dytë
Çfarëdo që të ndodhë në Siri, pasoja më e madhe e urdhrit të Presidentit për ndërhyrje do të krijojë një rezonancë. Presidenti ka treguar që nuk ka të ngjarë që në njëfarë kohe gjatë mandatit të tij do të jetë të gjendje të fillojë veprime ushtarale pa kërkuar miratimin e kongresit.
Ndërkohë që Amerika në të vërtetë nuk ka kërkuar një deklaratë të kongresit për luftën dhe përdorimin e forcës ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore, vendimet e këqija të presidentëve të kaluar kanë bërë që Obama të bëjë thirrje për luftë të matur.
Nëse ju bini dakord me veprimet ushtarake ose jo, duhet të bëhet e ditur se tashmë Obama e ka dhënë përparësinë e tij – për ndërhyrje ushtarake të kufizuar (për disa ditë, mbase do të jenë 100 predha të hedhura kundër një numri të kufizuar objektivash ushtarake) – do të jetë shumë e vështirë të bëhet diçka e krahasueshme apo më e madhe sërish duke iu kthyer Kongresit për mbështetje.
4. Presidenti po rivendos pushtet në zyrën e tij
Obama ka ndryshuar natyrën e pushtetit presidencial (për luftën). Ky ndryshim duket se ndryshon përgjegjshmërinë më të madhe për politikën e jashtme amerikane drejt një Kongresi të ndarë e më të paaftë kur vjen puna për debate apo vendime dhe më dyfunksional sesa ka qenë ndonjëherë në historinë amerikane. Veprimi që ndërmori presidenti për Libinë  u mor përsipër prej tij pa miratim. Kështu që e tillë ishte edhe shtrirja e zukamës amerikane dhe programeve automatike.
A do të ketë peshë në të ardhmen miratimi i Kongresit për veprimet ushtarake? Si do të reagojë Kongresi nëse presidenti përpiqet  të zgjedhë? E mira është se dera është e hapur për ashpërsinë e mëtejshme. E keqja është se paraliza e kongresit amerikan që ka sjellë edhe krizën e tanishme në buxhet dhe pothuaj asnjë vendim për legjislacionin e fundit, shumë shpejt do të vijë drejt një vendimi politik të jashtëm. Merrni parasysh që John Boehner ishte më i qartë për vendosjen e afatit për ndonjë veprim potencial kundër Sirisë me deklaratën e tij që Kongresi nuk do të mblidhet para kthimit të tij më 9 shtator për në Uashington.
Më e rëndësishmja është se çfarë kërkojnë kongresmenët e ardhshëm nga presidentët e ardhshëm? Nëse Obama bie dakord me këtë përafrim në 3 vitet e ardhshme, a do t’i mungojë pasardhësve të tij aftësia për të vepruar shpejt dhe sipas mendjes së tyre?
5. Pozita ndërkombëtare amerikane do ta vuajë këtë
Si pasojë e gjithë atyre çka thamë më lart, edhe nëse presidenti “fiton” dhe e bind Kongresin të mbështesë vendimin e tij për ndërhyrje të kufizuar në Siri, perceptimi i Amerikës si një shtet mendjemprehtë në skenën botërore dhe se presidenti është njeri fjalët e të cilit kanë peshë, ka për t’u venitur. Na pëlqen ose jo, liderët e huaj dinë të bëjnë matematikë. Jo vetëm në Irakun e paslufte, por edhe në Afganistanin e paslufte, Amerika ka qenë e prirur të përfshihet në to, por kur vjen puna për përdorimin e forcës ushtarake amerikane, ne bëhemi një shumicë e tërë që kundërshtojmë veprimin e nxituar.
Mirë a keq, kjo është një pozitë që nxjerr në shesh përllogaritjet e atyre që në fillim patën frikë se mos provokonin Amerikën.
Një pasojë e fundit është se politika e jashtme e Obamës do të kornizohet si anti-ndërhyrëse dhe do të fokusohet në indiferentizmin ndaj problemeve botërore, që do kenë pasoja të mëdha politike deri më 2016.
Dialektika po zgjatet Bushi si ndërhyrës deri te Obama sot. Tashmë çështja është nëse do të shfaqet sinteza që mban në vetvete idenë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kenë një politikë të jashtme “muskuloze” që do të mbetet e matur, e aftë për veprim dhe që respekton ligjet ndërkombëtare dhe normat.
Është pothuaj e sigurt që Presidenti Obama do të argumentojë atë që kërkon të bëjë. Por dyshoj se të tjerët, duke përfshirë edhe ish sekretaren e shtetit, mund të kërkojnë të përcaktohet një tjetër përafrim krejt i ndryshëm. Në të vërtetë, mund të shohim më së miri mosmarrëveshjet brenda Partisë Demokratike lidhur me sigurinë kombëtare si çelës dështimi i betejave të para mes Klinton-Biden më 2016.
Përfytyroni tashmë Klinton-Rand Paul në zgjedhjet e përgjithshme.

Përktheu Rudina Dahri