22 vjeçari nga Kosova, Pajtim Olluri, vritet në Siri


Shqiptari i fundit që humbi jetën në luftimet në Siri është i riu kosovar nga Kroimiri i Lipjanit, 22 vjeçari Pajtim Olluri, raporton Almakos.
Ende nuk janë bërë të ditura detajet se në cilin qytet është vrarë i riu Olluri.
Halit Maliqaj (31) nga Tirana, Ermal Xhelo nga Vlora, Nimetullah Imeri (38) dhe Sami Abdullahu nga Shkupi, Rasim Zeqiri nga Gostivari, Muaz Ahmeti (23) nga Presheva, Naman Damolli nga Kosova, janë disa shqiptarët që deri më tani janë vrarë në luftimet kundër Bashar al Assad.