16 vendet e botës, ku njerëzit punojnë më tepër


Në disa vende, punonjësit kalojnë më shumë orë në punë, por paguhen më pak. Në disa vende të tjera, punohet mesatarisht 6 apo 7 orë në ditë për paga shumë më të larta. Ja çfarë thonë të dhënat e OECD-së
Statistikat
16. Portugalia

Janë 1662 orët që çdo vit luzitanët i shpenzojnë në punë. Papunësia vazhdon të tmerrojë vendin, por OECD inkurajon Portugalinë për të vazhduar rrugën e nisur, atë të ashpërsisë, sidomos në sektorin publik.
15. Republika Çeke

Orët vjetore të punës në Republikën Çeke arrijnë deri në 1700. Ekonomia e këtij vendi rritet ngadalë. Aty është regjistruar një ulje e PBB-së (-1%) në tremujorin e parë të këtij viti.
14. Sllovenia

Në Slloveni, orët vjetore të punës arrijnë në 1709. Sipas të dhënave të Eurostat, kohët e fundit, vendi ka parë një kosto rekord të ulët të punës në tremujorin e parë të vitit 2013, si për komponentin e pagesës dhe jo të saj.
13. Kanadaja

Në Kanada punohet 1717 orë në vit. Një numër i mirë në një situatë të përgjithshme pozitive, ku u krijuan 312,000 vende pune në vitin 2012. Në krye të klasifikimit të rajoneve të virtytshme qëndron Ontarios, me 33 mijë vende të reja pune.
12. Zelanda e Re

Në Zelandën e Re punohet 1727 orë. Në vitin 2012, treguesi ekonomisë ishte 2.5%, me një vlerë totale prej 172 miliardë dollarësh. Një konfirmim i rritjes pritet në vitin 2013, me perspektiva zgjerimi me 2-3% në vitet e ardhshme.
11. Greqia

Në kuadër të punësimit, grekët arrijnë 1.728 orë në vit. Megjithatë, gjendja e punësimit mbetet ende dramatike: vetëm 56% mes 15 dhe 64-vjeçarëve kanë një punë të paguar. Të ardhurat mesatare të Greqisë janë 15.877 euro në vit nën mesataren e OECD-së prej 17,092 eurosh në vit.
10. Sllovakia

Në Republikën Sllovake, punohet 1749 orë në vit, për një pagë mesatare prej 14.522 eurosh. Por ndoshta nuk janë të mjaftueshme për t’u renditur në klasifikimin e OECD-së si një nga dhjetë vendet më produktive të Europës.
9. Hungaria

Në Hungari, edhe pse u hodh një propozim për reduktimin e orëve të punës, atje punohet 1797 orë në vit, ose 39-41 orë në javë. Paga mesatare dhe ajo totale është 14,803 euro.
8. Japonia

Vazhdojnë të prodhojnë shumë japonezët, por ata punojnë më pak orë se më parë. Totali i orëve të punës arrin deri në 1765 orë në vit. Nuk janë pak, por nuk janë edhe shumë, nëse krahasohen me 1910 orët e 1994. Paga mesatare e tyre është e barabartë me 25.765 euro.
7. SHBA-ja

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës punohet 1798 orë në vit për një pagë mesatare prej 54.450 dollarësh në vit (41.469 euro). Por, diçka duhet të ndryshohet: nuk ka një periudhë minimale të garantuar për ditë pushimi të paguara dhe nuk ka një status që parashikon “pushim” për shtatzënat dhe të sëmurët.
6. Polonia

Në Poloni, gjatë një viti, punohet 1893 orë për një pagë mesatare prej 15.284 eurosh. Një punonjës jashtë orarit të punës bën 10 ose 50 orë punë në javë.
5. Rusia

Në Rusi, punohet 40 orë në javë. Por janë pak ata të cilët punojnë edhe 10 orë jashtë orarit të punës. Pushimet janë 28 ditë në vit. Mesatarja e orëve të shpenzuara në punë është 2002. Në këtë vend, vetëm 5% e punëtorëve punojnë me kohë të pjesshme.
4. Estonia

Në Estoni papunësia vazhdon të rritet, por ata që punojnë me kontratë të rregullt qëndrojnë 40 orë në javë në zyrë, me një total prej 2.021 orësh punë. Ka edhe pak fleksibilitet: vetëm një punëtor në dhjetë.
3. Koreja e Jugut

Në vendin e tretë, gjithnjë në rritje, Koreja e Jugut, ku punohet mesatarisht mbi 2092 orë dhe fitohet një mesatare prej 29,965 eurosh në vit.
2. Kili

Në Kili, orët vjetore të punës janë 2102. Në këtë vend, hendeku i pagesave është shumë i madh: 20% e të pasurve kilianë fitojnë rreth 23.610 euro neto në vit, ndërsa 20% e të varfërve nuk tejkalojnë shumën e 1751 eurove. Janë të dytët për orët e punës, por të parët për pabarazinë sociale në renditjen e OECD-së.
1. Meksika

Meksika arrin rekordin botëror të orëve të punës: 2317 në vit. Paga mesatare arrin deri në 7.528 euro në vit. Hendeku i punësimit midis gjinive mbetet i lartë: 78% e meshkujve janë të punësuar, ndërsa kjo përqindje për femrat arrin vetëm në 43%.