Washington Post, Bezos u shkruan të punësuarve: “Interneti ndryshon gjithçka, por jo gazetën”

Themeluesi i faqes së internetit, amazon.com, Jeff Bezos blen për 250 milionë dollarë gazetën amerikane “Washington Post”

Katharine Graham


-"Është e natyrshme të shqetësohesh për ndryshimet, por përgjegjësia e gazetës qëndron vetëm për lexuesit dhe jo për interesat personale të pronarëve të saj", ka shkruar themeluesi dhe administrator i Amazon.com, gazetarëve kryesor, të cilët i janë përgjigjur : "Është fundi i një epoke ".
"Vlerat e Post Washington nuk duhet të ndryshojnë, ne do të vazhdojmë të ndjekim të vërtetën kudo që të na drejtojë dhe do të punojmë shumë që të mos bëjmë gabime". Këto fjalë Jeff Bezos ua ka shkruar të punësuarve në Washington Post, pas shpalljes fitues për blerjen e saj, për 250 milionë dollarë. Qëllimi është ti qetësoj. Gazeta e familjes Graham, hyri në histori me fushatën gazetareske të Watergate që çoi në fajësimin e Niksonit, ndryshoi veshjen. Por jo shpirtin. Bezos është shenja e një udhëtimi. Me pronën e re apo të vjetrën, interneti ka ndryshuar gjithçka, dhe rrjeti është i destinuar "të ndryshojë pothuajse çdo element të industrisë së informacionit".
Në letrën e tij, themeluesi dhe administratori i Amazon.con ka vënë në dukje se si këto ndryshime, të shpejtësisë së ciklit të lajmeve për erozionin e burimeve historike të financimit në favor të së resë, të frymëzuar që duhet të "shpikin" një rrugë të re, për të "provuar" rrugët e reja, duke pasur si pikë referimi "lexuesit". Gjërat që ju interesojnë më shumë.
Washington Post u ble nga Eugene Meyer, gjyshi i presidentit aktual të a.d Donald Graham, në vitin 1933, gjatë Depresionit të Madh. Bezos është një sipërmarrës i mijëvjeçarit të ri. Ka themeluar Amazon.com në vitin 1994. Fillimisht selia e kompanisë ndodhej në një garazh. Ai e di se lajmi i shitjes së gazetës është vërtetë tronditës për botën editoriale, por dhe që është pranuar "me ankth" nga punonjësit. Në letër ai ka nënvizuar se "kur një familje e vetme zotëron një kompani për shumë dekada, dhe kur kjo familje vepron për të gjithë dekadat me mirëbesim", është e natyrshme për t'u shqetësuar në lidhje me “ndryshimet". Por siguroj se "përgjegjësia e gazetës do të mbetet në drejtim të lexuesit dhe jo në interesat personale të pronarëve të saj".
Mos e vendosni në gojën tuaj. Mos ndiqni menaxhimin e përditshëm të Post : "Unë jetoj për fat të mirë në anën tjetër të Uashingtonit, ku unë kam një punë që e dua”. Këtë e ka shkruar duke iu referuar faktit se Selia e përgjithshme është në Seattle.
Redaktorët e gazetës Washington Post, megjithatë për çështjen e shitjes kurrë nuk kanë qenë të vetëdijshëm. Sapo e mësuan faktin, u surprizuan. "Nga Eugene Meyer Philip Graham, nga Katherine Graham, Donald Graham dhe Katherine Ëeymouth. Ka qenë gjithmonë një çështje se kur pushteti do të kalonte nga një brez në tjetrin jo, nuk dihej. Të paktën deri të hënën", që ua bënë të ditur punonjësve. Ky është "fundi i një epoke", me zhdukjen nga skena të një "familje që ka qenë sinonim i Post Washington-it".
"Është një ditë që unë dhe familja ime nuk e kemi ditur kurrë se mund të vinte: Kompania Washington Post shet gazetën që e ka pasur në pronësi dhe e ka bërë të zhvillohej për tetë dekada", tha Katharine Weymouth, botues i Post dhe nipi i Donald Graham, presidentit të Ceo dhe i kompanisë Post. "Çdo anëtar i familjes ka marrë në fillim me emocion dhe shok lajmin edhe mendimin e shitjes", tha Graham, i cili në muajt e fundit ka arritur të ruajë konfidencialitetin e vendimit dhe investimit të firmës Allen & Co, detyrë që të shitej gazeta.
"Por, kur ideja e një transaksioni me Jeff Bezos doli, kjo ndryshoi ndjenjat e mia", shtoi ai, duke shpjeguar se kontaktet e para datojnë tek postimi i fundit mars-prill, por që atëherë pati një ndalesë për një rifillim në mes të korrikut. "Post nuk mund të mbijetojë nën pronësinë e kompanisë dhe do të kishte fitime në të ardhmen e afërt. Por ne duam diçka më shumë se mbijetesë për gazetën" , tha ai.
Familja Graham ka pasur kontrollin e Washington Post, që nga viti 1933, kur miliarderi kalifornian Eugene Meyer mori përsipër gazetën e themeluar në vitin 1877 duke paguar 825 mijë dollarë gjatë një ankandi falimentues. Pas viteve të para të vështirësive ekonomike, nën drejtimin fillestar Meyer dhe pastaj të të birit Philip Graham.
Në vitet gjashtëdhjetë, kompania u zgjerua duke blerë stacione televizive dhe News week. Me vdekjen e Graham në vitin 1963 ishte gruaja Katherine, e bija e Meyer, që mori frenat duke i besuar gazetën Benjamin Bradlee, nën drejtimin e të cilit gazeta arriti një status kombëtar, duke qenë iniciuese e skupeve erotike, e para në katër duart me 'rivalët' New York Times, publikimi i dokumenteve të Pentagonit në vitin 1971 dhe pastaj në vitin 1972 skandali Watergate që e bëri Post Washingtonin me gazetarët Bob Woodward dhe Carl Bernstein dhe Bradlee njëjtë, të famshëm në të gjithë botën.
Përktheu nga “La repubblica.it”, Valeria Dedaj
Jeffrey Bezos (Jeff Bezos, 1964) ka lindur në Alburquerque, Nuevo México. E ëma, Jackie Bezos, ishte 17 vjeçe kur e lindi, kurse për të atin nuk dihet shumë. Pas diplomimit në Universitetin Prinston për shkenca kompjuterike në vitin 1986, Bezos ka punuar në këtë fushë në Wall Street. Më vonë ka punuar për ndërtimin e një rrjeti për tregtinë ndërkombëtare për një kompanie të njohur si Fitel, apo në Bankers Trust si zëvendës-president etj. 
Bezos në vitin 1994 themeloi Amazon.com. Është i njohur për vëmendjen e tij me detaje ndaj biznesit. Ai ka luajtur një rol kyç në rritjen e teknologjisë, por dhe si themelues i CEO dhe Amazon.com. Faqe që fillimisht u hap për tu shitur librat online dhe më vonë filloi të përdoret për një shumëllojshmëri produktesh. Nën udhëheqjen e tij, Amazon.com u bë shitësi më të madh në World Wide Web dhe një model i lartë për shitje në internet. Më 5 gusht, 2013, Bezos njoftoi blerjen e “The Washington Post” për 250 milionë dollarë. Shitja është personale për Bezos. Amazon.com nuk do të jetë i përfshirë.
Në vitin 1999 u emërua nga revista “Koha” personazhi i vitit. I është dhënë dhe një doktoratë nderi në shkencë dhe teknologji nga Carnegie Mellon Universiteti në vitin 2008. Në vitin 2012, u emërua biznesmen i vitit nga “Fortune Magazine” etj./ shekulli

Related Posts: