Vret të fejuarën, vjehrrën dhe vallëzon! (Video)

Video, e cila është regjistruar nga kamerat e sigurisë shihet që që pas një bisede të shkurtër, vrasësi tërheq një armë dhe me tre plumba godet të fejuarën e tij,e pastaj vjehrrën që është duke u përpjekur për të shpëtuar
Tasapol Hekla (35) gjakë ftohtë ka qëlluar nga arma të fejuarën e tij Kevelin Hongtong (28) dhe nënën e saj Vimol Hongtong (48) në Bangkok të Tajlandës . Të dyja gratë vdiqën në vendngjarje, dhe vrasësi gëzuar ka vallëzuar mbi trupat e tyre.
“Ajo më thirri dhe tha se Tasapol ka një temperament të keq, dhe se kishin debatuar dhe se frikësohet për sigurinë e saj pasi mendon se ka armë”, ka thënë një mik i afërt e vajzës së vrarë Kalajan Namsuvan, gjithashtu dëshmitarë i ngjarjes. Ai shtoi se çifti duhej të martohej në fund të muajit.
Në video, e cila është regjistruar nga kamerat e sigurisë së instaluara në garazh  shihet se, pas një bisede të shkurtër, vrasësi tërheq një armë dhe me tre plumba godet të fejuarën e tij, e pastaj vjehrrën e cila u përpoq të shpëtoj.
Kalajant tha se vrasësi nuk ka treguar asnjë shenjë pendimi para se të largohej nga vend ii ngjarjes.
Policia zbuloi videon që tregon qartë vrasjen e dyfishtë dhe i dyshimti i cili, pas plumbave vdekjeprurës ka vallëzuar.