Një burrë në Florida të Amerikës, pasi vrau gruan e tij pas një konflikti në familje, postoi një foto në Facebook ku dukej e shoqja e masakruar.
Përmes një mesazhi në rrjetin social, 31 vjeçari Derek Medina pranonte se kishte vrarë gruan e tij, 26 vjeçaren Jennifer Alfonso dhe u bënte të ditur miqve se tashmë e dinte që do të shkonte në burg, por u lutej që ta kuptoni për vendimin që kishte marrë pasi e shoqja e kishte goditur me grushte.
“Do të shkoj në burg ose do më dënojnë me vdekje sepse kam vrarë gruan time. Ju dua djema, kujdesuni për veten. Do më shihni në lajme. Gruaja ime po më gjuante me grushte dhe nuk do e duroja më atë abuzim. Shpresoj që ju të kuptoni”, shkruante ai në Facebook.







