Vjedhin makinën e policisë dhe përplasen / VIDEO



Dy burra me një automjet tip Ford Fiesta ndaluan në një urë në Buenos Aires duke pretenduar se kishin vështirësi teknike me automjetin e tyre. 

 Dy policë, njëri prej tyre në pension dhe të paarmatosur, ishin në krye të njësisë. Në prani të një situate të dyshimtë, njësia kërkon përforcime. Kur i’u afruan, të dyshuarit nxorrën armët e tyre dhe i qëlluan dy policët. Polici Hector De la Iglesia morri dy të shtëna armësh dhe ra disa metra nga ura, ndërsa shoferi i njëssë, Miguel Benitez, u plagos me pesë të shtëna armësh. Kriminelët u larguan duke përdorur makinën e policisë dhe u përplasën disa blloqe më larg. Të dy të arrestuarit ishin të arratisur nga burgu. Katër pistoletat 9mm dhe një armë PAM-2 u konfiskuan nga policia, si dhe disa pajisje të vjedhura elektrike dhe sende të tjera me vlerë. Policët e qëlluar janë jashtë rrezikut për jetën.