VIDEO: Norvegji, një kryeministër për shofer taksie


Kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg ka shërbyer si shofer taksie në fshehtësi të plotë për një ditë të tërë në Oslo.
I veshur me uniformën e shërbimit dhe një palë syze dielli të errëta në mënyrë që të mos njihej ai u shërbeu pasagjerëve të ndryshëm për disa orë me radhë nëpër rrugët e kryeqytetit norvegjez. Stoltenberg e zbulonte identitetin e vërtetë vetëm në momentin që pasagjerët arrinin ta njihnin.
Qëllimi i kryeministrit, i cili do të jetë sërish kandidat në zgjedhjet që do të mbahen së shpejti në vendin nordik, ishte të mblidhte opinionet e njerëzve të zakonshëm rreth politikanëve të tyre ose të arrinte të kuptonte se çfarë duan njerëzit në të vërtetë.
“Nëse ka një vend ku njerëzit thonë realisht atë që mendojnë, ajo është taksia”, tha kryeministri për mediat vendase.
Bisedimet mes kryeministrit, i cili në disa raste është njohur e në disa jo, u filmuan me anë të disa kamerave të fshehta brenda në makinë dhe pothuajse të gjithë pasagjerët mbetën të pakënaqur me cilësinë e shërbimit të taksistit të veçantë, i cili nga ana e tij duke qensh se kishte 8 vjet pa i dhënë makinës ngatërronte shpesh frenin me gazin duke i dhënë goditje të papritura taksisë.