Channel 4 News, ka marrë pamjet direkt nga Bilal Abdul Kerim, një musliman amerikan, i cili ka filluar të incizojë të gjithë ata që kanë shkuar në Siri nga Evropa perëndimore dhe SHBA-ja. Sipas tij, e gjithë kjo bëhet për të treguar realitetin e situatës në Siri, pasi sipas tij, shumë media nuk e tregojnë realitetin se çfarë me të vërtetë është duke ndodhur atje.
Vajza që është identifikuar nga mediat perëndimore, nuk është e para e as e fundit nga ato vajza që kanë shkuar në Siri, në mënyrë vullnetare të luftojnë kundër presidentit Bashar al-Assad.
Para saj, një femër tjetër nga Gjermania ka dhënë intervistë duke thënë se, arsyeja kryesore për shkuarjen e saj në Siri është shikimi i një video, që ushtarët e presidentit Assad masakronin fëmijë, e sipas saj, e ka thelluar në mendime në pyetjen se “Sikur të ishin ata fëmijët tanë”.





