
Napoli e mposhti në shtëpi Bolognan me rezultat të thellë prej 3-0, me golat të realizuara nga Callejon 32' dhe dy të tjerë nga Marek Hamsik (45' dhe 63'). Në këtë sfidë luajtën të gjitha transferimet e reja të Napolit, përfshirë Higuain, Callejon, Albiol dhe më i rëndësishmi në mesfushën e Napolitanëve Valon Behrami.
Edhe Lazio e Lorik Canas ka shënuar fitore si vendas përballë Udineses me rezultat 2-1.
Lazio shënoi dy gola të shpejtë përmes Hernanes dhe Candreva në pjesën e parë, ndërsa për mysafirët shënoi i inkuadruari në pjesën e dytë Luis Muriel./veqsport