I dënuari nxirret nga një furgon policie dhe dhjetëra persona në një kodër të fshatit shohin direkt ekzekutimin.
Ai fotografohet përpara se një polic të vendosë armën pas kokës së tij, duke e ekzekutuar.
Video është filmuar nga një prej të pranishmëve, që po ndiqte ekzekutimin.
Ngjarja mendohet se ka ndodhur në nëntor të vitit të shkuar.
Kina nuk tregon kurrë se sa është numri i personave që ekzekuton çdo vit, por Amnesty International mendon se janë mijëra.
Edhe rastet e profilit të lartë bëhen në mënyrë sekrete.
Turma nuk duket e shokuar nga pamjet që sheh./ep





