Ka vdekur edhe nacisti më i vjetër në botë. Bëhet fjalë për 98 vjeçarin hungarez Laslo Çatari, që ishte i pari në listën e qendrës "Simon Vizental", i cilësuar si nacisti më i kërkuar në botë. I njëjti ka vdekur sot në spitalin e Budimpeshtës, njofton avokati i tij.
Kundër tij prokuroria hungareze më 18 korrik nga ngritur padi me të cilën ngarkohen për deportimin e hebrenjtëve në Luftën e dytë botërore, njofton agjensia e lajmeve AFP, përcjell albtime.
Sipas qendrës "Simon Vizental", Çatari ka ndihmuar në deportimin e rreth 15700 hebrenjëve në Ukrainë dhe në llogorin më famëkeq të nacistëve në Aushvic, në periudhën prej 1941 deri më 1943.
Gjykata e Çekosllovakisë së dikurshme e ka dënuar hungarezin në mungesë me dënim me vdekje. Pas Luftës së Dytë Botërore Çatari ka ikur në Kanada, kurse 15 vitete e fundit para burgosjes ka jetuar në Hungari. Ai u arrestua vitin e kaluar më 18 korrik në Budapestë.





