Universiteti “Trump”, multimiliarderi paditet me 40 milionë dollarë


Multimiliarderi amerikan, Donald Trump, është paditur nga prokurori i Përgjithshëm i Nju-Jorkut me 40 milionë dollarë, si drejtues i “Trump University”, i cili premtonte t’i bënte studentët e pasur dhe thjesht u kushtonte atyre një pasuri të tërë.
Prokurori Eric Schneiderman, ka thënë që, 5000 studentëve që kanë paguar deri në 35.000 dollarë, iu ishte premtuar master për t’u bërë pronarë biznesesh. Ata mendonin që të paktën do ta takonin Trump-in, por bënë vetëm fotografi përballë fotos me përmasa reale të pasanikut të “Apprentice TV”.
Universiteti “Trump” është përfshirë në mashtrim, në çdo fazë të ecurisë së konsumatorëve të tij nëpërmjet programeve të kushtueshme dhe ka shkaktuar dëmtim serioz financiar,” ka thënë Schneiderman. “Universiteti “Trump” me dijeninë dhe pjesëmarrjen e Donald Trump-it ka përdorur emrin dhe statusin e Trump-it për të përfituar nga konsumatorët që kanë pasur besim në markën Trump”.
Prokurori ka thënë që, shumë nga të rinjtë që shpresonin për t’u bërë pronarë, nuk ishin në gjendje për të bërë asnjë kontratë pas seminarit treditor dhe ishin dhe më keq sesa para leksioneve, duke u përballur me borxhin prej mijëra dollarësh të marrë për programin e seminarit, i cili faturon si një top-universitet me instruktorët e zgjedhur sipas dëshirës së Trump-it.
Instruktorët janë këshilluar për të inkurajuar studentët për të paguar për kurse të mëtejshme, ka thënë Schneiderman dhe për mentorshipin “Trump Elite” që kushton nga 10.000 dollarë  në 35.000 dollarë. Studentëve iu është premtuar instruksion individual kur të bënin kontratën e parë. Schneiderman ka thënë që ata janë nxitur të zgjerojnë limitin e kartave të tyre të kreditit për kontratat e pronësisë, por pastaj kanë përdorur kredinë për të paguar programet e Trump-it.
Zyrtarët e Departamentit të Shtetit për Arsimin i kanë kërkuar Donald Trump-it të ndryshojë emrin e sipërmarrjes së tij disa vjet më parë, duke thënë që atij i mungonte licenca dhe nuk i përmbushte kushtet ligjore të një universiteti. Në vitin 2011 ai është emërtuar përsëri “Trump Entrepreneur Institute”, por ka qenë mospërfillës ndaj kërkesave të klientëve dhe disa proceseve të izoluara gjyqësore, që thoshin se nuk i përmbushte ato që deklaronte në reklama.
Donald Trump-i, gjithsesi, i ka mbrojtur seminaret që janë zhvilluar nga viti 2005 deri në vitin 2011. Avokatët kanë thënë që shkolla ka marrë 11000 mijë vlerësime, 98 për qind e të cilave i klasifikon studentët si “ekstremisht të kënaqur”.
“Ky dënim është baras me një zhvatje”, thotë George Sorial, një nga avokatët e Trump-it. Ai ka deklaruar që procesi që ka hapur Schneiderman ishte përgjigje e faktit që Trump-i nuk i dha aq sa priste në fushatën e tij.
Trump-i ka shpenzuar më shumë se 136.000 dollarë në fushatat e Nju- Jorkut që nga viti 2010. Ai ka kontribuar me 12.500 dollarë për Schneiderman-in në tetor 2010, kur ai kandidonte për postin e prokurorit të përgjithshëm, thonë burimet.
“Donald Trump-i nuk do të tërhiqet dhe nuk do të shfrytëzohet nga askush, përfshirë prokurorin,” ka thënë një nga avokatët e tjerë, Michael Cohen. Pritet të mësohen detajet e vazhdimit të çështjes, sidomos përfundimi i saj.