Një organizatë bamirëse turke, IHH ka rekrutuar qindra shqiptarë myslimanë dhe i dërgon në luftimet kundër qeverisë së Damaskut, pas trajtimeve ushtarake në Turqi. Kështu bën të ditur portali Farsnews. Organizata mbështetet nga Ministria e Jashtme turke dhe nga Wahhabi, një grup saudit ekstrem.
Deri tani numri i shqiptarëve të rekrutuar në Turqi është 769, të bashkuar me të ashtuquajturën Ushtria e Lirë Siriane. Shqiptari i fundit i një grupi prej 90 shtetasish që u dërguan në Stamboll nga Tirana, ishte më 30 qershor të këtij viti. Burimi, në kushte anonimati, tha se ai u rikthyer në Shqipëri pasi kishte parë krimet e kryera nga terroristë kundër civilëve. Gjatë qëndrimit të Tiranë, ai nuk e takoi familjen e tij pasi kishte frikë nga reagimi i zbulimit turk dhe mercenarët e tyre në Shqipëri. Familje e tij ai e kishte takuar vetëm pasi u larguan nga Tirana. Në qershor dhjetëra oficerë të ushtrisë amerikane iu bashkuan përmes provincës Hataj të Turqisë."Një aeroplan C-130 amerikane, që transportonte pajisje teknologjike të komunikacionit dhe 57 oficerë në pension, zbarkuan në provincën Hataj të Turqisë’, tha burimi më 23 qershor, duke folur në kushte anonimati. /shekulli