Home »
» Trajneri Fatih Terim na befason me një super ekzibicion (Video)
Trajneri Fatih Terim na befason me një super ekzibicion (Video)
Fatih Terim ka treguar se nuk di vetëm ta drejtojë ekipin nga stoli. Trajneri i Galatasarayt e ka shfaqur talentin e tij prej futbollisti, duke e bërë një lëvizje akrobatike, në miqësoren që e zhvilloi gjiganti turk ndaj Portos.
Në fakt, ish trajneri i Fiorentinës, Milanit dhe përfaqësueses turke e goditi topin pa e shikuar fare, pasi ai e kaloi mbi kokë, duke e bërë një goditje që quhet ‘Scorpion’, në zhargonin e futbollit.