Top 10 shtetet me internetin më të shpejtë në botë




Koreja e Jugut kryeson me internetin më të shpejtë në planet për lidhjet në shtëpi, e ndjekur nga pas nga Japonia, Hong Kongu dhe Zvicra.
SHBA ndodhet në vendin e nëntë me 8.6 megabajtë për sekondë (në krahasim me shpejtësinë mesatare prej 14.2 megabajtëve për sekondë që ishte në tremujorin e parë të vitit 2013).
Kjo e bën internetin e Koresë së Jugut për 65% më të shpejt se sa shpejtësia e internetit që ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në vendin e pestë ndodhet Holanda, pas të cilit vend vijnë Letonia, Republika Çeke, Suedia dhe pas SHBA-së ndodhet Danimarka, që e përmbyll listën e top 10 vendeve me internetin më të shpejtë. (PC World Albanian)