Tendencat e verës që gjeni në Evropë


Vera është periudha e duhur për të kërkuar dicka të re kur gjatë udhëtimeve mund të ndjekësh edhe tendencat. Dhe këto nuk mungojnë aspak në Evropë ku përgjatë një udhëtimi mund zbulosh shumë gjëra të reja. Sepse destinacionet ndryshojnë edhe ato më të njohurat. Dhe nëse plazhit dhe ju pëlqen të eksploroni vende të reja Lonely Planet ju sugjeron qytetet e përsosura për një udhëtim vere.

Stambolli gjithnjë e më shumë kulinar

Perla e Bosforit sa vjen edhe bëhet më joshëse sepse ka fuqizuar ofertën kulinare me udhëtime të shoqëruara nga food blogger, workshop mbi kulturën e kafesë në Muzeun e artit turk dhe islamik si dhe me restorantin e ri otoman Matbah. Ia vlen që të provoni këtë hyrje të re mes yjeve të së ashtuquajturës “kuzhinë otomane e oborrit”. Shefi i kuzhinës ka gërmuar në arkivat imperiale ku janë 375 receta e realizon një varietet të madh pjatash.

Ishujt Shetland, kinemaja në Skoci

Më inaugurimin e Mareel, një ndërtesë moderne interesante në afërsi të Lerwick Harbour, ishujt Shetland kanë fituar një hapësirë spektakolare për kinemanë dhe koncertet. I vendosur mes relieveve që dominojnë Bressay Sound, Lerwick është një qytet tipik I këtyre ishujve. Ndihet një atmosferë marine dhe harengash ndonjëherë meqenëse peshkimi i tyre është bërë mjaft popullor.

Kroacia, gjithnjë pushime të ëmbla

Nuk ka më çmimet të çmendura, të paktën jo kudo, por gjithsesi Kroacia ta shpërblen me një nivel gjithnjë e më të lartë shërbimi. Në Buzët që gjendet në Vela Vrata, ka një butik-hotel të vendosur në majë të qytetit të vjetër. Është një pikë e bukur vështrimi për të eksploruar tokën e hijshme istriane. Në më të famshmen Dubrovnik, mos lër pa provuar një nga krijimet e Oyster & Sushi Bar Bota Šare. Ky lokal i nivelit të lartë por me çmime të arsyeshme synon të ofrojnë diçka me të vërtetë  të re, duke realizuar variacione pafund nga kuzhina japoneze por me përbërës kroatë. Art Hotel Kalelarga, në zemër të qytetit të vjetër karakterizohet nga një elegancë minimaliste  rafinuar tejskajshëm. I përsosur për të mbajtur veten me të mira.

Les Calanques, parku më i ri në Francë

Është më se e drejtë që Les Calanques, limanet me ujërat ngjyrë të bruztë rrethuar nga formacionet shkëmbore spektakolare që karakterizojnë bregun lindor të Marsejës, të jetë e mbrojtur si një park kombëtar, ashtu sikundër ndodhi në mesin e  vitit të kaluar. Mënyra më e mirë për të shijuar ato është pranë detit, ndoshta një ekskursion me kajak, edhe sepse gjatë  verës shtigjet  janë të mbyllura për shkak të rrezikut nga zjarri. Një udhëtim me varkë nga Marseille apo Cassis është një zgjidhje e mirë nëse nuk dëshiron të kalosh gjithë kohën shtrirë në rërë.

Amsterdam, vera madhështore

Nëse ngjarjet e programuara janë i vetmi motiv për të vizituar një qytet, Amsterdam padyshim që do të zinte vendet e para në klasifikimin e gjërave që nuk duhen humbur gjatë stinës së nxehtë. Për shembull në gusht, qyteti deklaron dashurinë e tij të vërtetë për kanalet me Grachtenfestival (Festival i kanaleve), i cili nga data 10 deri më 19 gusht vë në skenat mbi ujë, koncerte klasike si Prinsengracht Concert. Bukuria e kryeqytetit holandez, është se nuk nevojitet një rast i veçantë për ta vlerësuar, edhe në muajt më të nxehtë. Do të jetë e mjaftueshme që të bëni një shëtitje në të ashtuquajturën “ana perëndimore e kanaleve për të marrë me vete përshtypje të jashtëzakonshme. Këtu gjenden jo vetëm rezidenca madhështore, por edhe muze të rafinuar, kafene të mrekullueshme dhe disa nga dyqanet më të mira të qytetit. Pas disa orësh shëtitje nëpër këto vende joshëse patjetër që do të kesh shndërruar Amsterdamin në pasionin tënd të përjetshëm.

Budapest: një banja freskuese… termale

Me temperaturat e saj kontinentale janë të paktë ata që mund ta mendojnë Budapestin si një qytet të përsosur për relaksin veror. Por do të gabonit pasi përvoja nga Banjat Lukács, një kompleks I gjerë termal i shekullit XIX, është një nga zgjedhjet më të mira për t’u çlodhur para se të filloni një mbrëmje shëtitëse nëpër Budapest. E gjitha kjo mund të të rigjenerojë fuqitë në prag të një jete intensive nate, me DJ si ata që gjenden në një nga baret më të famshme të qytetit, Vittula. Por nëse je në kërkim të një prehje në natyrë, atëherë ia vlen të lësh mënjanë klubet e natës, dhe gjatë ditës, të shëtisni në Parkun e Mijëvjeçarit , një kompleks i mahnitshëm në anën perëndimore të Danubit, që përfshin shatërvanë, liqene të vegjël, një teatër dhe Pallatin e Mrekullive, që çmend fëmijët e të gjitha moshave.

Venecia, një shtator i bukur

Me Venecian duhet zhbërë miti i vendit më populluar gjatë stinës së verës. Thuhet se Venecia në këtë stinë është e mbushur më shumë se ç’ duhet me turistë, afshe të nxehta që të sjellin ndër mend romanin “Morte a Venezia” të Thomas Mann. Ndaj ia vlen të zgjidhni ditët e freskëta të shtatorit për të gjetur qetësinë maksimale. Por nëse turmat e turistëve vijojnë të jenë të mëdha dhe ju lodhin mund të zgjidhni disa vende pak të njohura, por me gjithë shkëlqimin e duhur. Një sugjerim është Pallati Grimani në Santa Maria Formosa, i rihapur për publikun pas një restaurimi 24 vjeçar, i mbushur plot me afreske të jashtëzakonshme të rilindjes italiane. Ose mund të shijosh një tryezë të mirë, gjatë një darke në ishullin Mazzorbo. Këtu do të gjeni një restorant të vendosur në mes të vreshtit për të kaluar një mbrëmje qind për qind idilike.

Moska, Miti i gushtit që duhet rrëzuar

Ia vlen ta rrëzosh një mit, sidomos atë të një Moske që gjatë stinën së nxehtë e sidomos gushtit është një qytet i braktisur. Sa për saktësi muaji kur gjithçka ngjan si e vdekur është korriku, por gjithsesi duhet theksuar se qyteti është aq i populluar sa gjatë gjithë verës ka aktivitete të ndryshme dhe mjaft interesante në sheshe apo lokale. Dhe sa për ikjen e moskovitëve drejt vendeve të pushimit në muajin gusht, ia vlen të theksohet se jo kushdo mund ta ketë një luks të tillë.