Kohëve të fundit ka pasur mjaft rrëfime lidhur me telefonat e mençur të cilët i ka kapluar zjarri. Dhe tani duket se këtyre telefonave të cilët kanë marrë “flakë” i është bashkëngjitur edhe modeli më i ri i telefonit të Samsung, përkatësisht modeli Galaxy S4. Në këtë rast, fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz, por një apartament është djegur në tërësi. Një qytetar nga Hong Kongu ishte duke luajtur një lojë në telefonin e tij Galaxy S4, kur i njëjti papritmas shpërtheu në flakë. Kështu atë e zuri paniku dhe e hodhi telefonin nëpër dhomë sa ai ishte i ulur në divan, i cili natyrisht se ishte i kapur nga zjarri dhe bëri që i tërë apartamenti i tij të kapet në zjarr. Samsung është duke e hulumtuar këtë rast, dhe ata do t’i bëjnë disa analize kimike në rrënojat e banesës për të parë nëse telefoni i personit ishte origjinal.
Home »
» Telefonat një rrezik, Samsung Galaxy S4 I djeg shtëpin






