Prej tre ditësh tashmë forca të policisë shqiptare kanë rrethuar ambasadën amerikane në Tiranë, pas paralajmërimeve për sulme terroriste nga Shërbimet Sekrete Amerikane.
Sipas policisë prej tre ditësh ka ndërmarrë një plan të detajuar masash, me shërbime të përforcuara 24 orë pa ndërprerje pranë Ambasadës dhe rezidencave amerikane. Forcat speciale RENEA, në ndonjë rast edhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë, janë pozicionuar në Rrugën e Elbasanit duke mbajtur në vëzhgim çdo lëvizje të dyshimtë në zonë.