Një shtetas i një vendi të huaj, që dëshiron të hyjë në SHBA, në përgjithësi duhet të pajiset me vizë më parë ose vizë jo-imigracioni për qëndrim të përkohshëm ose një vizë imigracioni për qëndrim të përhershëm. Lloji i vizës që duhet të keni përcaktohet nga ligji i imigracionit dhe lidhet me qëllimin e udhëtimit tuaj. Vizat jo-imigracioni janë për udhëtarët ndërkombëtarë
Shumë shqiptarë ene po provojnë mundësitë për të emigruar jashtë vendin dhe destinacioni i parë janë Shtete e Bashkuara të Amerikës. Një shtetas i një vendi të huaj, që dëshiron të hyjë në SHBA, në përgjithësi duhet të pajiset me vizë më parë, ose vizë jo-imigracioni për qëndrim të përkohshëm, ose një vizë imigracioni për qëndrim të përhershëm. Lloji i vizës që duhet të keni përcaktohet nga ligji i imigracionit dhe lidhet me qëllimin e udhëtimit tuaj. Vizat jo-imigracioni janë për udhëtarët ndërkombëtarë , (shtetas të vendeve të tjera), që vijnë në SHBA përkohësisht. Kjo vizë ju lejon të udhëtoni për në pikën e hyrjes të SHB (p.sh. aeroport) dhe kërkon leje nga inspektori i imigracionit të Departamentit të Sigurisë Vendase për të hyrë në SHBA. Viza nuk garanton hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Aplikoni për vizën tuaj më përpara se të udhëtoni! Për të aplikuar për vizë jo-imigracioni (biznes, turizëm, vizitë, punë, trajtim mjekësor, etj), drejtojuni Ambasadës së SHBA në shtetin tuaj – të cilat kanë procedura të ngjashme, por individuale. Zakonisht, një dosje dokumentacioni duhet të plotësohet (formulari përkatës i aplikimit, fotografi, kopje e pasaportës së vlefshme…) dhe duhet të caktohet një takim me Ambasadën. Formularët e aplikimit për vizë janë gjenden në faqe interneti.
Imigracioni për qëllime punësimi
Si mund të marr Lejen e Punës (Dokumentin e Autorizimit për Punësim)? Çfarë është një Dokument Autorizimi për Punësim? Nëse nuk jeni shtetas apo rezident i përhershëm i ligjshëm në SHB, ju duhet të aplikoni për një Dokument Autorizimi për Punësim (EAD) për të vërtetuar se ju mund të punoni në Shtetet e Bashkuara. USCIS (Shërbimet për Shtetësinë dhe Imigracionin në SHB) jep Dokumentet e Autorizimit për Punësim
(EAD) në kategoritë e mëposhtme:
• EAD: Ky dokument vërteton se ju lejohet të punoni në Shtetet e Bashkuara. 4
• Rinovimi i EAD: Ju nuk mund të dorëzoni kërkesën më parë se 120 ditë para se të skadojë autorizimi i punësimit origjinal.
• Zëvendësimi i EAD: Ky dokument zëvendëson një EAD të humbur, të vjedhur ose të dëmtuar.
Kush kualifikohet?Kategoritë e veçanta që kërkojnë Dokumentin e Autorizimit për Punësim përfshijnë (por nuk kufizohen): azilkërkuesit; refugjatët; studentët që kërkojnë një lloj të veçantë punësimi; aplikantët që të ndryshojnë statusin për qëndrim të përhershëm; njerëz në apo gjatë aplikimit për statusin e mbrojtjes së përkohshme; të fejuarit e shtetasve Amerikanë; dhe familjarët e zyrtarëve të qeverive të huaja. Dokumentin e Autorizimit për Punësim. Karta juaj e Regjistrimit të të Huajve vërteton se ju mund të punoninë Shtetet e Bashkuara. Nëse jeni të autorizuar të punoni për një punëdhënës të caktuar, si p.sh. qeveri të huaj, ju nuk keni nevojë për Dokumentin e Autorizimit për Punësim. Pasaporta juaj dhe Formulari I-94.






